Ambasada: Lotaria Amerikane, më e lehtë se të bësh byrek

702
Ambasada amerikane në Tiranë ju kujtoi edhe një herë qytetarëve shqiptarë mënyrën e aplikimit për Lotarinë e Vizave DV-2019. Duke përdorur edhe humorin, zyra konsullore theksoi se plotësimi i aplikimit të suksesshëm “është më i lehtë sesa të bësh byrek!”. Gjithashtu, zyra konsullore u është përgjigjur edhe pyetjeve të qytetarëve lidhur me vizat amerikane.

1 – Si duhet plotësuar pyetja 6 e DV Lottery 2019? Jemi në vend legjitim?
Zyra konsullore: “Lutemi të lexoni udhëzimet në shqip që i gjeni këtu: https://al.usembassy.gov/…/immigrant…/diversity-visa-sq/”.

2 – Kam një pyetje për procedurën në vazhdim, për dëshminë e penalitetit nga Italia, a duhet vula apostile?
Zyra konsullore: “Në lidhje me këtë dëshmi referojuni faqes tonë se si mund të aplikoni dhe ku: https://travel.state.gov/…/reciprocity-by-country/IT.html“.

3 – Kur plotësova DS-260 në maj, isha në vitin e fundit në universitet. Jam diplomuar në korrik dhe e kam marrë diplomën e universitetit para një muaji, a duhet ta ndryshojë ‘highest education’ tek DS-260 nga ‘Highs School degree’ në ‘University degree’ apo nuk ka problem se realisht unë isha student kur plotësova DS-260 në maj?
Zyra konsullore: “E mira është që kur të përzgjidheni për një datë interviste mund të na njoftoni me email që të rifreskoni formularin DS-260”.

4 – Çfarë kriteresh duhet të plotësojë sponsori në SHBA, familja e të cilit përbëhet nga 4 pjestarë, që të më dalë garant mua me bashkëshorten si i përzgjedhur në DV-2018?
Zyra konsullore: “Sigurohuni që të ardhurat e sponsorit të jenë mbi 100 pёr qind tё nivelit tё varfërisë (poverty guideline), që vendoset çdo vit nga Departamenti Amerikan i Shërbimeve të Shëndetit dhe Njeriut, përndryshe ju duhet të gjeni një sponsor tjetër”.

Sigal