Ambasada Italiane: Ngushëllime familjes së oficerit të vrarë në Lazarat, mbështesim luftën kundër krimit

506
Sigal

Ambasada e Republikës Italiane, në Tiranë i është bashkuar sot përfaqësive të tjera diplomatike të akredituara në kryeqytet duke i shprehur ngushëllimet familjes së oficerit të policisë i cili mbeti i vrarë sot ne Lazarat ne jug te vendit.

Ambasada Italiane i gjendet pranë familjarëve të dy policëve të cilët mbetën të plagosur gjatë kryerjes së një operacioni në Lazarat, duke ju referuar një deklarate që kjo ambasadë shpërndau për shtypin të merkurën pasdite .

Ambasada e Italisë njëkohësisht konfirmon mbështetjen e saj ndaj Autoriteteve shqiptare në luftën e tyre kundër krimit të organizuar.