Ambasada e SHBA: Si ta bëni vetë aplikimin për lotarinë amerikane

428
Sigal

Ambasada e SHBA në Tiranë ka dhënë këtë mëngjes një këshillë për të gjithë të interesuarit për Lotarinë Amerikane, DV-2020.

Ambasada bën me dije se nuk është e nevojshme të paguani dikë për të bërë regjistrimin, pasi mund të bëhet vetë.

“Ju nuk keni nevojë të paguani dikë që t’ju kryejë regjistrimin për lotarinë. Bëhuni eksperti i vetes tuaj këtë vit”, shkruhet në njoftim, shoqëruar me një video ku shpjegohet se si mund ta bëni vetë regjistrimin.

Kujtojmë se në shumicën e rasteve qytetarët shqiptarë preferojnë qendrat e ‘internet-cafe’ për të bërë aplikimin.