Ambasada e SHBA-së: Goriçani i Beratit, zonë e rëndësishme për serat

606
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka shpërndarë një promocion të USAID dhe ndimesës që ofron për fermerët në zonën e Beratit në produktet e serave, USAID/Albania. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë në nje status të saj në Facebook shprehet se “A e dini? Goriçani është një komunë rurale në Berat, e cila ka mbi 10 vjet që është shndërruar në një nga zonat më të rëndësishme në Shqipëri për produktet e serave.
 Që nga viti 2003, USAID/Albania u ka ofruar ndihmë fermerëve të kësaj zone dhe shoqatës së tyre “Hortigor” për rritjen e cilësisë dhe sasisë së produkteve të serës, për tregun e brendshëm dhe eksportin”. Ambasada e SHBA-së në Tiranë, sjell në vemëndje nëpërmjet një fotoje, Goriçanin e Beratit , zone e cila ka dhjetë vite që është shëndërruar në një zonë të rëndësishme të Shqipërisë për produktet e serave duke sygjeruar që të vizitohet faqja e USAID, si mundësi komunikimi e bashkëpunimi në ndihme të biznesit, falë USAID/Albania.
Sigal