Ambasada e SHBA: Mos u mashtroni për Lotarinë Amerikane

617
Ambasada amerikane në Tiranë bëri të ditur edhe një herë se përzgjedhja për të fituar në Lotarinë e Vizave të Migrimit është rastësore dhe pa pagesë. “A e dinit se përzgjedhja për Lotarinë Amerikane bëhet në Shtetet e Bashkuara dhe është krejtësisht e rastësishme? Kjo do të thotë se askush në Shqipëri nuk mund t’ju garantojë juve se do të përzgjidheni për këtë program. Kujdes nga mashtrimet! Aplikimi për Lotarinë Amerikane është pa pagesë”, thuhet në një njoftim të ambasadës për qytetarët shqiptarë.

Sipas rregullave të lotarisë amerikane njoftimet zyrtare të përzgjedhjes bëhen nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve, në faqen e internetit www.dvlottery.state.gov. Departamenti i Shtetit nuk dërgon njoftime për të përzgjedhurit apo letra me postë ose e-mail. “Çdo njoftim me e-mail ose letër që ju deklaron se jeni përzgjedhur për të marrë lotarinë nuk vjen nga Departamenti i Shtetit dhe nuk është i ligjshëm. Çdo komunikim me e-mail që ju merrni nga Departamenti i Shtetit do ju drejtojë juve për të rishikuar Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve për informacion të ri në lidhje me aplikimin tuaj”, thuhet në rregullat e Departamentit. Gjithashtu, Departamenti i Shtetit ka deklaruar se nuk do të kërkojë kurrë që të dërgohen para me postë apo me shërbime të tjera. “Të gjitha regjistrimeve tё marra nga secili rajon do u caktohet një numër individual dhe nё përfundim të periudhës së regjistrimit, një kompjuter do të përzgjedhë rastësisht aplikime të marra nga secili rajon. Brenda secilit rajon, aplikimi i parë i zgjedhur rastësisht do të jetë rasti i parë i regjistruar, aplikimi i dytë i përzgjedhur do të jetë rasti i dytë i regjistruar, etj. Të gjitha regjistrimet e marra gjatë periudhës së aplikimit do të ketë një shans të barabartë për të qenë të përzgjedhur në çdo rajon”, theksohet në rregullat e Lotarisë. Kur një regjistrim është përzgjedhur, aplikanti do të njoftohet për zgjedhjen e tij/saj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të tё Regjistruarve (Entrant Status Check) që do të vihet në dispozicion në faqen e internetit www.dvlottery.state.gov.

“Në qoftë se jeni përzgjedhur dhe ndiqni udhëzimet e dhëna online nëpërmjet Kontrollit të Statusit të tё Regjistruarve, Qendra Konsullore nё Kentucky (KÇ) e Departamentit tё Shtetit do të shqyrtojë rastin derisa kandidatët e përzgjedhur për intervistë të marrin udhëzimet për t’u paraqitur në intervistë për vizë në një Ambasadë ose Konsullatë të SHBA, ose derisa ata që ndodhen në SHBA, të aplikojnë në një zyrë lokale të USCIS për të rregulluar statusin”, thuhet në rregullat e Departamentit.

Qeveria amerikane asnjëherë nuk ka dërguar e-mail për të njoftuar ata individë që kanë janë të përzgjedhur, dhe nuk planifikon që të përdorë e-mail për qëllimi të tilla. “Ju mund të merrni e-mail nga faqet interneti që përpiqen t’ju mashtrojnë t’u dërgoni para apo informacionin tuaj personal. Mund t’ju kërkohet që të paguani për formularët dhe informacionet në lidhje me procedurat e emigracionit, të cilat janë të gjitha në dispozicion falas në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit ose përmes Ambasadës Amerikane apo faqet e internetit të Konsullatës. Përveç kësaj, organizatat apo faqet e internetit mund të përpiqen të vjedhin paratë tuaja duke ju ngarkuar pagesa për shërbime të lidhura me lotarinë. Nëse ju i dërgoni të holla ndokujt prej këtyre mashtrimeve, mund të ketë të ngjarë që ju kurrë nuk ta shihni ata përsëri. Gjithashtu, mos dërgoni informacion personal në këto faqe e interneti, pasi mund të përdoret për mashtrim ose vjedhje të identitetit”, thuhet në këshillat për qytetarët.
Sigal