Ambasada e SHBA jep lajmin e mirë për shqiptarët: Kush mund të aplikojë për vizë

674
Sigal

Me rastin e festave të fundvitit, ambasada e SHBA-ve
në Tiranë jep një lajm të mirë: seksioni konsullor do t’i lejojë aplikantët
shqiptarë për vizë turistike nën 14 dhe mbi 79 vjeç të përdorin programin e
aplikimit për vizë me postë.

“Sezoni i festave ka mbërritur dhe qendra e Tiranës
duket magjike me dritat e bukura dhe zbukurimet festive. Dhe një lajm i mirë:
seksioni konsullor do t’i lejojë tash e tutje aplikantët për vizë turistike nën
14 dhe mbi 79 vjeç të përdorin programin e aplikimit për vizë me postë. Lexoni
Hapin #3 këtu: http://go.usa.gov/x9Crw. Gëzuar Festat!”, shkruhet ne faqen e FB
te ambasades amerikane ne Tirane.

SI TË APLIKONI

Për të aplikuar për vizë jo-emigrimi (p.sh.: biznes,
turist, vizitor, student, punë, etj.), ju lutemi të ndiqni hapat e mëposhtëm.

Diplomatët, zyrtarët e qeverisë së Shqipërisë dhe
zyrtarët ushtarakë, si dhe punonjësit e organizatave ndërkombëtare dhe të NATO-s
që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara në emër të qeverisë së tyre për t’u
angazhuar vetëm në aktivitete zyrtare për atë qeveri, duhet të klikojnë në
lidhjet përkatëse për udhëzime specifike mbi procedurën e aplikimit.

Të gjithë të tjerët duhet të ndjekin këta hapa:

1. HAPI I PARË: Plotësoni Aplikimin Online

Secili aplikant, pavarësisht moshës, duhet të
plotësojë formularin e aplikimit për vizë jo-imigrimi DS-160 online. Gjatë
aplikimit, ju do të ngarkoni edhe një fotografi digjitale që i përmbush standardet
e Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore – në
Anglisht”.

Pasi të keni plotësuar formularin DS-160, printoni
fletën e konfirmimit që mban kodin e aplikimit tuaj. Ju duhet ta sillni këtë
fletë konfirmimi kur ju të paraqiteni në Ambasadën Amerikane në Tiranë për
intervistën tuaj për vizë.

E RËNDËSISHME: Potësoni të gjithë informacionin me
saktësi në formularin DS-160. Nëse keni përdorur emër ose mbiemër tjetër për
shkak të martesës apo për arsye të tjera, ju duhet të vendosni tek DS-160 të
gjithë emrat dhe mbiemrat e mëparshëm. Nëse nuk vendosni informacionin e saktë,
do të krijohen vonesa në shqyrtimin e aplikimit tuaj për vizë. Formulari duhet
plotësuar në Anglisht; për ndihmë ju lutemi lexoni udhëzimet në Shqip (PDF 538
KB).

2. HAPI I DYTË: Paguani Tarifën e Vizës

Secili aplikant, pavarësisht moshës, duhet të
krijojë një llogari duke pёrdorur njё nga mёnyrat e mёposhtme për të paguar
tarifën e vizës dhe për të caktuar takimin për vizë:

• Në internet: https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv;
Me telefonon nё numrin: +355-044-500-037; ose 703-520-2498 nga SHBA;
Me shёrbimin Skype nёn emrin usvisaalbania.

Pasi të keni krijuar një llogari, ndiqni udhëzimet
dhe zgjdhni mënyrën e pagesës (PDF 181 KB) për tarifën e vizës jo-emigruese.
Pasi të paguani tarifën ju duhet për të caktoni një takim siç jeni udhëzuar.

3. HAPI I TRETË: Rinovim i vizës me postë ose
Caktimi i Takimit për Vizë

Nëse ju po rinovoni një vizë që ka skaduar brenda 48
muajve, dhe kjo vizë ishte lëshuar në Tiranë, si dhe ju po aplikoni për të
njëjtën kategori vize për të cilën kishit aplikuar edhe në vizën e fundit,
atëherë ju mund të mos paraqiteni në Ambasadë për intervistë. Hyni tek llogaria
juaj tek https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv dhe përgjigjuni pyetjeve të
rinovimit të vizës me postë për të parë nëse kualifikoheni. Këtu do të gjeni
një shembull të pyetësorit (PDF 208 KB).

Nëse ju nuk kualifikoheni për rinovimin e vizës me
postë, atëherë ju duhet të caktoni një takim për t’u paraqitur në Ambasadë. Ju
mund të:

• Hyni tek llogaria juaj tek:
https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv;
Me telefonon nё numrin: +355-044-500-037; ose 703-520-2498 nga SHBA;
Me shёrbimin Skype nёn emrin usvisaalbania.
Fëmijët nën 14 vjeç dhe të moshuarit mbi 79 vjeç nuk janë të detyruar të
paraqiten për intervistë; pasi të kenë plotësuar hapin tre ata mund të dërgojnë
aplikimin e tyre me postë.

Kërkesat për takimet të përshpejtuara për intervistë
konsiderohen vetëm në rrethana të kufizuara, dhe mund të kërkohen vetëm pasi të
keni plotësuar të gjitha hapat më lart.

4. HAPI i KATËRT: Përgatituni për Intervistën Tuaj

Ju duhet të sillni dokumentacionin e mëposhtëm a) në
intervistën tuaj nëse do të intervistoheni personalisht, ose b) me postë nëse
po rinovoni vizën me postë:

1. Pasaportën tuaj;
2. Fletën e konfirmimit të formularit DS-160 që përmban barkodin dhe
fotografinë tuaj;
3. Një fotografi me përmasa 5×5 cm;
4. Fletën e takimit për intervistë që printuat nga
https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv;
5. Ndonjë dokument shtesë ose tarifë shtesë që mund të kërkohen për llojin
e vizës për të cilën po aplikoni.

Lutemi të paraqiteni në orarin e caktuar për takimin
tuaj. Nuk është e nevojshme të mbërrini shumë herët: orari i takimit tuaj është
orari kur ju do të lejoheni të hyni, ai nuk është orari kur ju do të
intervistoheni. Pajisjet elektronike, ushqim, pije, si dhe çanta të mëdha nuk
lejohen brenda në Ambasadë. Vetëm aplikantët që janë në listë për intervistë
(dhe një prind nëse fëmij që po aplikon është minoren) do të lejohen të hyjnë.
Palë të treta (duke përfshirë të afërm, miq, kolegë, punëdhënës, avokatë, etj.)
nuk do të lejohen të hyjnë në Ambasadë.
Pas Intervistës Suaj
Në shumicën e rasteve ju do të merrni një vendim nga konsulli mbi aplikimin
tuaj për vizë në përfundim të intervistës suaj. Ndonjëherë mund t’ju kërkojmë
informacion shtesë dhe disa raste kërkojnë shqyrtim të mëtejshëm administrativ
përpara se ne të mund të marrim një vendim.

Nëse aplikimi juaj është miratuar, ne do ju kthejmë
pasaportën tuaj me vizë me anë të shërbimit postar DHL brenda rreth 10 ditëve
punë. Ju nuk do të paguani për këtë shërbim. Ju nuk duhet të bëni plane
përfundimtare derisa ju të keni marrë në dorëzim pasaportën tuaj me vizë.

Nëse aplikimi juaj për vizë është refuzuar,
pasaporta juaj do ju kthehet mbrapsht në përfundim të intervistës suaj me një
letër që shpjegon bazën ligjore të refuzimit tuaj.