Ambasada e SHBA: Aplikoni për të studiuar në universitetet amerikane

2260
Selia diplomatike në Tiranë bën thirrje për të marrë pjesë në Global UGRAD që financohet nga Byroja e Çështjeve të Edukimit dhe Kulturës. Ja kriteret
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të nxisin studentët e huaj për të ndjekur studimet në universitetet amerikane. “Ambasada e SHBA në Tiranë ka kënaqësinë të njoftojë thirrjen e re për aplikime për Programin Shkëmbim për Studentë Universitar Ndërkombëtar (Global UGRAD) 2018–2019. Global UGRAD financohet nga Byroja e Çështjeve të Edukimit dhe Kulturës së Departamentit të Shtetit të SHBA. Është një bursë e plotë për studime që zgjasin një semestër dhe nuk përfundojnë me gradë shkencore, në një universitet apo kolegj të caktuar në SHBA. Pjesëmarrësit marrin pjesë edhe në shërbime komunitare dhe forcojnë aftësitë e tyre profesionale”, thuhet në njoftimin e djeshëm të ambasadës, e cila ka publikuar faqen e internetit ku mund të aplikohet www.worldlearning.org/ugrad. Aty është sjellë edhe shembulli i një studenteje nga Shqipëria, e cila po ndjek tashmë këtë program. “Megi Kurti studente në Informatikë Biznesi pranë Universitetit Metropolitan në Tiranë dhe Romin Hatllari nga Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë prisnin me padurim të fillonin këtë verë përvojën e tyre të parë ndërkombëtare. Si pjesëmarrës në programin Global UGRAD Megi po studjon në Universitetin Shtetëror të San Marcos në Kaliforni ndërsa Romini është mirëpritur në Universitetin e Fjalës së Mishëruar në San Antonio”, thuhet në materialin e publikuar nga ambasada. Aty nënvizohet se bizneset dhe universitetet bashkëpunojnë për një përfitim të dyanshëm, të parët për të gjetur punëmarrësit e tyre të ardhshëm dhe të dytët për të përgatitur studentët konkurrues në tregun e punës. Aplikimet për programin UGRAD janë të hapura dhe do të përfundojnë më 31 dhjetor 2017. 

Kriteret për Programin Global UGRAD:
• Mbi 18 vjeç;
• Shtetas shqiptar, aktualisht rezident në këtë shtet;
• Të ketë mbaruar vitin e parë të universitetit përpara se të fillojnë programin Global UGRAD; 
• I regjistruar si student në çdo universitet të akredituar, publik ose privat, dhe ka të paktën një semestër për të kryer në vendin e tij në përfundim të programit Global UGRAD; 
• Njohuri të mira të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar (Një program trajnimi për përmirësimin e gjuhën angleze, mundësohet për disa finalistë); 
• Të aftë për të filluar studimet në Shtetet e Bashkuara në Gusht 2018 ose Janar 2019 (kandidatët e zgjedhur nuk mund të fillojnë me vonë se këto data); 
• Të ligjshëm për t’u pajisur me vizën amerikane për studentë (J-1) që nevojitet për këtë program;
• Të ndërgjegjshëm për t’u kthyer në vendin e tyre pas përfundimit të programit.
• Një aplikim i plotë duhet të përmbajë:
• Aplikimin
• Një ese
• Kopje të pasaportës biometrike ose kartës së identitetit
• Listë zyrtare të notave të universitetit (të noterizuara)
• Dy letra reference (të shkruara në anglisht). Një referencë duhet të jetë akademike dhe e shkruar nga një pedagog ose asistent pedagog nga fusha kryesore e studimit. Referenca e dytë mund të jetë jo akademike e cila ka të bëjë me jetën ose punën e kandidatit.
• Ekuivalentim i notave sipas sistemit amerikan të vlerësimit
• Aftësia në gjuhën angleze
Nuk kërkohet të jepet testi i TOEFL gjatë kohës së aplikimit. Kandidatëve të përzgjedhur do t’u kërkohet të japin testin zyrtar të TOEFL. Programi do të mbulojë shpenzimet e testit zyrtar.



Sigal