Ambasada e Rusisë organizon shfaqjen teatrore amatore “Dimri Rus”, ditën e premte

743
Në kuadër të përpjekjeve për mbështetjen e të rinjve shqiptarë të apasionuar  pas gjuhës ruse, Ambasada e Rusisë organizon një tjetër aktivitet të përbashkët me studentët e Universitetit të Tiranës dhe të kurseve të gjuhës ruse pranë Ambasadës, si edhe me nxënësit e shkollës “Asim Vokshi”.
Eventi ndodh ditën e premte, më datë 22 dhjetor, ora 19:00, tek salla e Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, për të parë një shfaqje teatrore amatore “Dimri Rus”. Hyrja është e lirë dhe falas.


Sigal