Ambasada e Arabisë Saudite në Shqipëri festoi dje Ditën Kombëtare të Mbretërisë

1485
Sigal

Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri organizoi dje një pritje në nder të Ditës Kombëtare të shtetit arab. Në këtë pritje morën pjesë personalitete të larta të politikës, ambasadorë, përfaqësues të jetës ekonomike dhe medias. Kjo ditë shënon bashkimin e vendit si një Mbretëri, dhe që nga viti 2007 është një festë vjetore kombëtare në Arabinë Sudite, e cila festohet çdo vit në datën 23 shtator. Eventi u zhvillua dje datë 19 shtator, 2018 nga ora 19:00- 21:00, në ambientet e Mak Albania Hotel. Në këtë event i pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i cili në përshëndetjen e tij uroi shtetin arab për Ditën Kombëtare. Gjatë festës u kënduan të dy himnet. Vlerësohet si unike marrëdhënia që ekzistonë nëpërmjet Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Republikës së Shqipërisë të bazuara në mirëkuptim reciprok.