Ambasada amerikane, vonesa për dhënien e vizave dhe pasaportave

569
Byroja e Çështjeve Konsullore në Departamentin Amerikan të Shtetit aktualisht ka disa probleme teknike me sistemin e lëshimit të pasaportave dhe vizave. Ambasada bën me dije se, nga këto probleme do të preken qytetarët që kanë aplikuar për pasaportë pas datës 26 maj 2015. Ndërsa sa i takon aplikimit për vizë preken ata që kanë aplikuar pas datës 8 qershor 2015.
Njoftimi i ambasadës amerikane:
Byroja e Çështjeve Konsullore në Departamentin Amerikan të Shtetit aktualisht është duke pasur disa probleme teknike me sistemet tona të lëshimit të pasaportave dhe vizave. Ky problem nuk ka të bëjë me ndonjë vend të veçantë, me ndonjë dokument nënshtetësie, apo kategori vizash. Ne kërkojmë ndjesë për këtë shqetësim dhe po punojmë që ta korrigjojmë problemin sa më shpejt në rivendosjen e plotë operacionale.
Aplikimet për pasaportë amerikane që janë pranuar në ambasadën tonë në ose pas datës 26 maj 2015, janë të prekura nga kjo vonesë. Nëse ju keni aplikuar për një pasaportë amerikane gjatë kësaj kohe dhe keni plane për të udhëtuar brenda 10-15 ditëve në vijim, Ju lutemi kërkoni një pasaportë emergjence në ambasadën tonë. Informacion se si të aplikoni për një pasaportë emergjence mund të gjendet në faqen tonë të internetit.
Aplikimet për viza Amerikane të bëra në ose pas datës 8 qershor 2015, janë gjithashtu të prekura nga kjo vonesë. Aplikantët për viza jo-imigruese që nuk kanë paraqitur aplikimin DS-160 përpara datës 9 qershor 2015, duhet të caktojnë takimin për intervistë përsëri. Individët që kanë emergjencë për të udhëtuar duhet të na kontaktojnë në adresën e postës elektronike (email) [email protected].
Ambasada Amerikane në Tiranë ka pezulluar përkohësisht caktimin e takimeve të reja për viza derisa të zgjidhen problemet teknike. Ne shpresojmë që të fillojmë të pranojmë caktimin e takimeve të reja sa më shpejt që pezullimi i përkohshëm të mos ndikojë në kohën e pritjes për të marrë një datë takimi për intervistë. Nëse ju e keni caktuar takimin, ju lutemi paraqituni për intervistë ditën e caktuar (vetëm në rast se do të ketë njoftim ndryshe). 
Sigal