Ambasada Amerikane uron shqiponjat: Fitorja juaj ishte historike, e bëtë vendin tuaj krenar

476
Ambasada Amerikane në Shqipëri ka uruar kombëtaren e futbollit për fitoren e djeshme kundër Rumanisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada e SHBA shkruan se fitorja në Euro 2016 ishte historike, duke theksuar se lojtarët e bënë krenar vendin e tyre. Ambasada ka uruar fat në kualifikimin e mëtejshëm. “Urime, shqiponja! Fitorja juaj ishte historike dhe ju e bëtë vendin tuaj krenar mbrëmë! Ne ju urojmë shumë fat në kualifikim!”, shkruan ambasada amerikane.
Sigal