Ambasada amerikane paralajmëron: Kujdes nga mashtrimet me lotarinë! Askush në Shqipëri nuk…

610
Ambasada amerikane në Shqipëri ka bërë një njoftim të rëndësishëm sot në faqen e saj në “Facebook”.
Ambasada ka paralajmëruar të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar për lotarinë amerikane se përzgjedhja është e rastësishme dhe se askush në Shqipëri nuk mund të garantojë se do përzgjidheni në këtë program. Për këtë arsye ambasada bën apel për kujdes.

“A e dinit se përzgjedhja për Lotarinë Amerikane bëhet në Shtetet e Bashkuara dhe është krejtësisht e rastësishme? Kjo do të thotë se askush në Shqipëri nuk mund t’ju garantojë juve se do të përzgjidheni për këtë program. Kujdes nga mashtrimet! Aplikimi për Lotarinë Amerikane është pa pagesë”, shkruan Ambasada.


Sigal