Ambasada Amerikane në Tiranë/Njoftim për të gjithë qytetarët Amerikanë që jetojnë në Qarkun e Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit

484
Sigal

Të premten, më 14 mars, përfaqësues të seksionit konsullor të Ambasadës Amerikane në Tiranë, do të ofrojnë shërbime për qytetarët Amerikanë në qytetin e Shkodrës. Ne do të ofrojmë shërbime dhe do t’i përgjigjemi pyetjeve në lidhje me shërbimet e ndryshme në dispozicion të qytetarëve Amerikanë, si për shembull, shërbime noterie, aplikime për rinovime pasaportash, dhe shërbime të tjera. Ju lutemi vini re se, ne nuk do t’i përgjigjemi pyetjeve në lidhje me vizat. Oraret e takimit janë të kufizuara, kështu që, ju lutemi na shkruani në adresën: [email protected], për të caktuar një takim duke shpjeguar arsyen se si ne mund të ju ndihmojë!