Ambasada Amerikane jep lajmin e shumëpritur: Ja data kur mund të aplikoni për Lotarinë, kujdes…

562
Sigal

Ambasada Amerikane në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që janë të interesuar për të aplikuar për lotarinë Amerikanë.

Në njoftimin e saj në faqen e ‘Facebook’-ut thuhet se aplikimet për programin e Lotarisë Amerikane 2019 do të nisin më 3 tetor të këtij viti. Mes të tjerash ajo këshillon qytetarët shqiptarë që të aplikojnë vetëm një herë.

“Përshëndetje, e keni dëgjuar lajmin? Programi i Lotarisë Amerikane 2019 hapet në datën 3 tetor 2017. Këshilla ime kryesore për t’u përzgjedhur: aplikoni herët, por ama vetëm një herë! Tani, kush ka pyetje?”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.