Sigal

Duke lexuar shkrimin një ngjyrësh të një analisti njëngjyrësh më tërhoqi vëmëndjen
një pragraf që nxerr një konkluzion po një ngjyrësh për të ardhmen e Presidentit!
Ja ç’thotë analisti:
…”Mes gjithë këtij mishmashi, që na thotë se dekreti Lleshi do ta djegë me shumë gjasë
edhe provën e dytë, pa e marrë firmën e kreut
të shtetit, një gjë duket e qartë si drita e diellit:
Ilir Meta nuk ka asnjë dëshirë të dekretojë ministrin e brendshëm të Edi Ramës!
Ministrat janë të kryeministrit, jo të presidentit. Megjithatë presidenti ka vendosur se duhet të jenë edhe të tijët!” …
Vini re: Ministrat janë të Kryeministrit, jo të Presidentit…! Po Presidenti – pyes unë i kujt është? Pa folur për komplimentet e derisotme te Kryeministrit për Të, a nuk e votoi shumica e majtë Presidentin me 87 vota pro dhe 2 kundër pa pjesmarjen e opozitës në sallën e Kuvendit?
Po analisti nuk do ti pohoi faktet.
Atëherë, pyetjet që vinë janë:
Presidenti (nga LSI) ka kaluar djathtas apo është bërë çam? Çfarë ngjyre ka Presidenti sot i ngjyrosuri analist?
Ky konkluzion militantësh më kujton edhe një histori komike.
Një qytetar nga Mati – thotë historia, vendos të vizitojë qytetin e Krujes. Pas vizitës ulet të drekojë në një restorant. Pasi matjani u njoh
me menynë porosit kamarierin ti gatuajë një pulë Fushe-Kruje! Ndërkohe, nuk haron ti kujtoj kamarierit se e do vetëm të tille pulën. E kështu
kamarieri e porosit guzhinën për një pule duke qënë i bindur se klienti s’ka nga ta njohë pulën
e pjekur se nga çfshat vjen. Keshtu pasi pula piqet kamarieri ja servir matjanit. Matjani e sheh pulën i uritur, e nuhat, dhe në fund i fut gishtin në të pasmet e pules. Por…pula sipas matjanit nuk ishte nga Fushe -Kruja. Pula ishte nga Laçi!!! Ja kthen pulën kamarierit i nxehur duke insistuar te shija e vet. Kamarieri serisht shkon ne guzhine dhe tashme i trembur se matjani i njeh i thotë guzhinës: Aman dërgoni njeri në Fushe Krujë se klienti më turpëroj i njeh. Ashtu u bë.
Morën së fundi një pulë Fushë Kruje, e poqën dhe ja servirën. Matjani, sërisht i bëri provën tradicionale me gisht nga pas.
Por kamarieri i bindur thërret:
I nderuar,
që është pulë Fushe -Kruje s’ka dyshim, por meqë Ti qënke specialist, dhe i njeh pulat,
a nuk ma bën dhe mua provën me gisht se
mē kanë marrë në “Shtëpinë e Fëmijëve” dhe nuk di i kujti jam?
Mos doni sërisht ti bëni provën Presidentit zoti…analist?