AMA, mblidhet Komisioni, Peza: Opozita të zgjedhë anëtarin e tretë

462
Sigal

TIRANE– Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Mediave për vijimin e procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të AMA. Opozita nga ana e saj ka zgjedhur të mos jetë e pranishme në mbledhje, duke i qendruar paralelisht bojkotit parlamentar.
 
Në mbledhjen e 17 Qershorit Komisioni i Mediave ka zgjedhur, sipas kuadrit ligjor, 28 anëtarë të kualifikuar ndërsa gjatë mbledhjes së sotme janë shpallur dhe 4 vendet vakante në Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA). Nga ana e tij nënkryetari i Komisionit të Medias Alfred Peza, gjatë mbledhjes, ka pohuar se ligji parashikon që 3 anëtarë të mbështeten nga mazhoranca dhe 3 nga opozita. Ndërsa anëtari i LSI, i zgjedhur nga qeveria e mëparshme, do të njihet si përfaqësues i mazhorancës aktuale.
 
“Opozita nuk është e pranishme pas thirrjeve tona. Kërkoj të fillojnë procedurat e skualifikimit një e nga një e kandidatve.”- ka deklaruar Peza gjatë mbledhjes, duke rikujtuar dhe thirrjet publike të mazhorancës ndaj opozitës për t’i dhënë  fund ngërçit në AMA dhe në RTSH.
 
Gjithashtu Peza tha se mazhoranca do të të procedojë me zgjedhjen e vetëm 2 anëtarëve, ndërsa anëtari i tretë do të zgjidhet nga opozita.
 
Nga ana e saj, Mimoza Hafizi deklaroi se numëri i seleksionimit për përzgjedhjen e kandidatëve për vendet vakante në AMA do të fillojë nga 26. Ndërsa i bëri apel opozitës që të sjellë vetëm një përfaqësues, deklaroi dhe se korumin mund t’a bëjë edhe vetëm mazhoranca. Gjithmon nëse  opozita sjell emrat e kandidatëve.
 
Gjatë mbledhjes u bë me dije dhe se Marjana Çela është përjashtuar nga lista e emrave të kandidatëve që plotësojnë kriteret.