AMA aksion në vend, bllokon dy rrjete kabllore të palicensura

449
AMA ka filluar një aksion të gjërë në gjithë vendin, për të verifikuar dokumentacionin e disa transmetuesve lokal. Pas aksionit 6 mujor mësohet se janë bllokuar edhe rrjete 2 kabllore, që kishin probleme me dokumentacionin. AMA sqaron se pavarësisht kësaj operacioni do të vazhdojë në gjithë vendin. 
Autoriteti i mediave audiovizive, ka filluar një aksion të gjërë për të verifikuar dokumentacioni e gjithë televizionet rrjetet kabllore dhe televizionet lokale. Nga aksioni i fundit janë bllokuar 2 aktiviteti të palicensuara , duke sekuestruar pajisjet. Bëhet me dije se AMA ka kryer gjithses në 6 muajt e fundit, 35 inspektike në gjithë vendin, dhe ku është vendosur të gjobiten 23 subjekte, ndërsa ndaj 8 subjekteve po shqyrtohet dokumentacioni.
Njëkohësisht me këtë aksion ama ka përfunduar edhe procesin e identifikimit e të gjithë subjekteve debitore, që nuk kanë shlyër detyrimet që kanë ndaj autoritetit të medias. por njëohësisht ka filluar edhe procedurën e heqjen së licensës si e parashikon ligji. AmA thekson se aksioni do të vazhdojë edhe në javët në vazhdim , ku do të shqyrtohet gjithë aktivitetet e palicensuara në gjithë vendin me fokpiraterus dhe ndalimin e piraterisë.
Sigal