ALUIZNi i Vlorës, rekord legalizimesh për muajin gusht, 392 legalizime!

116

 “Kur të 
gjithë  pushonin në ALUIZN-in e
Vlorës, punohej” .Kështu është deklaruar në një takim me gazetarët e Vlorës,
drejtori i ALUIZN-it Vlorë, Gjergji Robo. “Për muajin gusht 2016, janë
realizuar 392 leje legalizimi, dy më shumë se plani, një numër rekord .

Ky që nga
krijimi i këtij institucioni në Vlorë” ka qënë lajmi që drejtori Robo ka
dashur të ndajë me gazetarët e Vlorës, për dijeni të opinionit publik. 

Sipas
drejtorit Robo, që nga koha kur ai ka ardhur në drejtim të  këtij institucioni,
numri i lejeve të legalizimit është rritur nga muaji në muaj, për të arritur në 392 vetëm për muajin gusht.

 Drejtori Robo ju ka kujtuar gazetarëve punën e
dobët të këtij institucioni në vitet 2014 e 2015, duke bërë të ditur se gjatë gjithë vitit 2014, Ky institucion kishte përgatitur vetëm 94 leje legalizimi.

 “Ndryshimi rrënjësor – deklaroi inxhinieri-jurist Robo- ndodhi pas një riorganizimi të mirëfilltë, mbështetjes për të gjithë specialistët, krijimit të frymës, punës pa orar dhe përkushtimit për tiu përgjigjur kërkesave të qytetarëve” 

Drejtori i ALUIZN-it Vlorë ka thënë se nga rritja e numrit të legalizimeve ka përfituar më shumë të ardhura edhe Bashkia e Vlorës, ndërkohë që paralelisht  është punuar edhe për legalizime masive në fshatrat Bishan,
Fitore e Novoselë, ku proçesi është drejt përfundimit. “Ne – ka deklaruar
Robo – do të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin përkushtim si deri tani në përmbushje të premtimeve të qeverisë për ritme të larta të proçesit të legalizimeve” Numri një i ALUIZN-it të Vlorës ka pranuar se ka patur
ndërhyrje për legalizime objektesh të paligjshme, duke garantuar se nuk do të ketë asnjë legalizim të tillë” Robo e ka përfunduar duke thënë “Që legalizimi është bërë duke i trajtuar qytetarët si të barabartë, pa asnjë dallim, duke falenderuar edhe ata punonjës të vjetër për përvojën dhe ata të rinj për vrullin për punën jashtë orarit zyrtar, ata që ende nuk kanë marrë lejen
e zakonshme për pushime duke falenderuar gazetarët për mbështetjen, njoftimin e
publikut dhe sensin pozitiv”

 

Që në shtator nga 390 leje do të prodhohen 500 ose 2000 leje në katër muajt në vazhdim ose rreth 3500 leje për
vitin 2016 nga 2650 leje q
ë janë prodhuar 10 vite së bashku.