ALUIZNI Elbasan: Nuk do legalizohen ndërtimet në zonat e mbrojtura

841
Në Elbasan, rreth 340 objekte në total në rang qarku, nuk do të përfshihen në procesin e legalizimit. Kreu i Aluizni-t Elbasan sqaron se problem janë ndërtimet në zonat e mbrotjura, si edhe ato objekte të ngritura pranë kolektorëve të ujit, apo në afërsi të shkollave.
Në Elbasan, ndertimet ne zonat e mbrojtura me rëndësi për trashëgiminë kulturore, apo edhe objektet e ngritura prane kolektoreve te ujit dhe në shkolla nuk do te legalizohen. Drejtori i Aluizni-t për qarkun e Elbasanit Mariglen Disha sqaron se nuk do legalizohen banesat në zonen e kalase dhe në parkun Rinia pasi janë ndërtuar në zona të mbrojtura, rreth 340 në total.

Mariglen Disha: Të gjitha ndërtimet janë rreth 130 objekte që janë ndërtuar rreth kalasë ato për momentin nuk mund t’i legalizojmë se janë në zonën A të kalasë. Kemi problem edhe zonën e parkut dhe këto objekte do skualifikohen, nuk do legalizohen.
 
Përfaqësues të Aluizni-t, u kanë bërë thirrje qytetarëve, që të mos ndërtojnë pa u pajisur me leje të rregullt ndërtimi.
Sigal