Altin Murto: Kontrolli për sigurinë ushqimore, në “filtër” çdo treg, çdo produkt e qendër prodhimi

988
Durrësi është “porta” me e madhe e hyrjes së produkteve ushqimorë nga rajoni, nga Europa e bota në Shqipëri, kontrolli i të cilave 2 vite më parë ka munguar pothuajse totalisht, për shkak të indiferencës së “blerë e të shitur” të shtetit prej institucioneve të të cilit deklaroheshin kontrolle dhe “siguri ushqimore” me letra false. Tetori i 2013 është “starti” i “zgjimit” dhe futjes në “punë” të Autoritetit të Kontrollit Ushqimor (AKU) të Qarkut Durrës, të drejtuar me ide e projekte reformuese, me organizim, me përkushtim e efiçencë nga reformatori Altin Murto, drejtuesi që së bashku me stafin e tij të riorganizuar, profesional e aktiv nisi dhe realizoi ndryshimin e veprimtarisë së këtij institucioni përcaktues për garantimin e sigurisë ushqimore, në një pikë hyrje portuale kufitare-detare me volum importesh dhe në një Qark me treg të shtrirë në një “hartë” të madhe territoriale e konsumatorësh të zonës, konsumatorësh që kalojnë përditë në këtë zonë, konsumatorësh që dynden në sezonin turistik veror nga gjithë Shqipëria e nga jashtë kufijve të saj. Siç na deklaroi drejtori i AKU të Qarkut Durrës zoti Altin Murto, kjo drejtori rajonale e ka menaxhuar me kujdes këtë ngarkesë tregu të Qarkut Durrës, treg që ka si “furnizim” një volum të madh prodhimi vendas e importi të çdo lloji e produkti, të cilët i ofrohen konsumatorit në disa lloje shërbimesh ushqimore. Prej 2 vitesh, prodhimi, importi e tregu në Qarkun e Durrësit ka tjetër fizionomi. Ka veprim aktiv, të qartë e të detajuar prej AKU me kontrolle, me ndërgjegjësim, me bashkëpunim me operatorët prodhues e tregtues dhe në mos zbatim të ligjit, ka ndëshkim pa asnjë tolerancë sipas ligjit, duke aplikuar gjoba, sekuestrime, bllokime aktiviteti e referime për drejtësinë. 
Deklaron Altin Murto: AKU e Qarkut Durrës, çdo ditë në treg
Në Qarkun e Durrësit, kudo ku prodhohet, transportohet, importohet, eksportohet, përpunohet e tregtohen produkte ushqimore, ndesh këtë fakt: Drejtuesit, bashkëpunëtoret, ekspertët dhe inspektorët e AKU të Qarkut Durrës gjenden me veprimtarinë e tyre inspektuese në tregje, doganë, pika kalimi kufiri dhe qendra prodhimi të produkteve ushqimore që ushtrojnë aktivitet në këtë Qark. Nga vrojtimet në tregjet e vogla e të mëdha publike dhe nga testimet e bëra me konsumatorët (qytetarët), na rezulton se veçanërisht gjatë viteve 2014-2015, AKU po vepron aktivisht dhe me efiçensë brenda “botës” së prodhim-import-tregtim-konsumit ushqimor dhe këtë realitet ndryshimi në veprimtarinë e AKU që unë drejtoj prej dy vitesh nuk e them unë si drejtor, por na e konfirmojnë së pari qytetarët e qarkut Durrës, tek të cilët përditë e më tepër në dy vitet e fundit, po krijohet e po fiksohet bindja e qëndrueshme, se kontrolli shtetëror ndaj ushqimeve është prezent e veprues, pa asnjë tolerancë, duke gjurmuar çdo produkt e qëndrim abuziv me to, realizuar kjo në bashkëpunim me institucionet e tjera kontrolluese e ligj-zbatuese të pushtetit qendror dhe lokal që kanë tregjet në territorin e tyre administrativ. Dua të evidentoj një realitet që na ka dhënë rezultat: AKU e Qarkut Durrës, prej 2 vitesh ka nisur e vazhdon një bashkëpunim të fortë e efiçent me subjektet tregtare e prodhuese, por së pari një komunikim me konsumatorin prej të cilit vijnë përditë denoncime për abuzime me produktet ushqimore në treg e prodhim lidhur me higjienën, mjediset ku tregtohet, cilësinë, skandencat dhe të dhënat në etiketat e produkteve të cilat në disa produkte mungojnë, nuk janë të qarta, nuk janë në gjuhën shqip siç e përcakton ligji. Për herë të parë, AKU ka futur ne veprimtarinë e saj, një element shumë funksional në shërbimin e kontrollit mbi ushqimin, duke hartuar dhe zbatuar një plan bashkëpunimi të detajuar me subjektet prodhuese e tregtare, për të menaxhuar me vigjilencë e korrektësi sigurinë e lëndëve të para dhe të produkteve ushqimore që tërheqin nga tregu vendas e importi. Në këtë bashkëpunim, prioritet i është dhënë ndërgjegjësimit, qartësisë dhe detyrimit ligjor ndaj të prodhuesit ushqimor shqiptar, që të bëjnë kujdes për të krijuar siguri në ushqimin që prodhojnë e madje edhe gjatë fazave të sigurisë së këtij produkti, deri sa e çojnë në treg. 
—————————————————————–
Deklaron Afrim Bakaj, Drejtor i AKU të Shqipërisë: AKU e Qarkut Durrës, institucion efiçent e dinjitoz 
Autoriteti i Kontrollit Ushqimor (AKU) i Qarkut Durrës, është një nga drejtoritë më aktiv e, me më shumë volume pune që e përballon me profesionalizëm. Qarku Durrës ka importe, ka eksporte, ka tregje, ka prodhim ushqimor teknologjik e artizanal, që do të thotë se ka shumë interesa të cilat tentojnë të realziohen me abuzime, me shkelje ligji, madje edhe me krim ushqimor. AKU e Qarkut Durrës, drejtuar nga Aktin Murto po përballet prej 2 vitesh me këto interesa e abuzime, duke u gjendur edhe përpara rreziqesh prej kërcënimeve të bëra prej shkelësve të ligjit ndaj inspektorëve e drejtuesve të kësaj drejtorie model për korrektes, për tolerancë zero ndaj abzuatorëve, për zbatim ligji e bashkëpunim aktiv dhe efiçent me pushtetin lokal, me institucionet e tjerë kontorllues e ligj-zbatues lokal si policia, tatimet, dogana, kufiri, shëndetësia etj. Sot pas mëse dy vitesh nga starti i ndryshimit, AKU e qarkut të Durrësit ka një tregues konkret: ka marrë e po mban nën kontroll të plotë fizik e analitik çdo element të tregut e prodhimit. 
———————————-
AKU e Qarkut Durrës/ Në 2 vjet “rilindje”, veprimtari në zbatim të ligjit 
Pas reformimit të strukturës dhe strategjisë së rilindjes së këtij shërbimi publik me rëndësi për sigurinë ushqimore të popullatës, veprimtarinë e AKU të Qarkut Durrës për vitin vitit 2014, nisi me 36 punonjës e me vonë u shtua edhe me 3 inspektorë të tjerë, duke pasur parasysh shtrirjen dhe numrin e madh të prodhimit, importit dhe tregut ushqimor.
AKU e Qarkut Durrës, ushtron veprimtarinë e saj, në zbatim të Aktit Normativ, me fuqinë e Ligjit Nr. 4, datë 16. 08. 2012 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre”, si dhe OBU qe tregtojnë mish të pa regjistruar si aktivitet në QKR
AKU e Qarkut Durrës ushtron veprimtarinë e saj, në zbatim të Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit zotit Afrim Bakaj, për zbatimin e Urdhrit të Ministrit të Bujqësisë e Ushqimit Nr. 25, datë 28. 01. 2014 “Për kontrollin, evidentimin dhe marrjen e masave për ndalimin dhe hedhjes në treg, ose për konsum të organizmit ujor “Gurë-shpuesi” (Dateri). 
AKU e Qarkut Durrës ushtron veprimtarinë e saj, në zbatim të planit të veprimit të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU të Shqipërisë, zoti Afrim Bakaj, me Nr. 1744/1, datë 22. 04. 2014 “Për të gjithë operatorët e biznesit ushqimorë, të cilët prodhojnë, përpunojnë, tregtojnë dhe importojnë vaj ulliri
AKU e Qarkut Durrës ushtron veprimtarinë e saj, në zbatim të Urdhrit “Për evidentimin dhe inspektimin e operatorëve ushqimor në nivel Qarku, të cilët prodhojnë dhe tregtojnë djath me niseshte”;
AKU e Qarkut Durrës ushtron veprimtarinë e saj, në zbatim të Urdhrit Nr 2151, datë 13. 05. 2014 Për monitorimin e miellrave që përdoren për përgatitjen e llojeve të ndryshme të bukës dhe përdorimit të adetiveve 
AKU e Qarkut Durrës ushtron veprimtarinë e saj, në zbatim të Urdhrit Nr. 2434, datë 29. 05. 2014 “Për inspektimin e operatorëve të biznesit ushqimorë të cilët përpunojnë, prodhojnë dhe tregtojnë produkte ushqimore (bar restorante, fast food, pastiçeri, supermarkete, minimarkete)
AKU e Qarkut Durrës ushtron veprimtarinë e saj, duke kryer inspektime në pikat e përpunimit të qumështit, në bazë “Të Planit Kombëtar të Monitorimit të Qumështit Lëndë e Parë”, duke u përqendruar në analizën e qumështit si lëndë e parë (analiza mikrobiologjike, qeliza somatike, mbetjet e antibiotikëve) të cilat u kryen saktësisht në Laboratorin modern të AKU të Qarkut Durrës.
AKU e Qarkut Durrës ushtron veprimtarinë e saj, në duke kryer inspektime në stabilimentet e prodhimit të vezëve në këtë qark, në kuadër të ardhjes së zyrtarëve të zyrës së Ushqimit e Veterinarisë të Brukselit (FVO)
AKU e Qarkut Durrës ushtron veprimtarinë e saj, në zbatim të planit të saj të punës, miratuar nga e monitoruar nga Drejtori i Përgjithshëm i AKU të Shqipërisë, zoti Afrim Bakaj, praktikë e cila përpara vitit 2014 nuk ishte futur në veprim
———————————————————————————-
Ja disa nga sektorët kryesorë, të inspektuar e disiplinuar sipas standardeve
Inspektim dhe monitorim prodhuesve të bukës dhe produkteve të brumit
Kontrolli, evidentimi dhe marrja e masave për ndalimin e hedhjes në treg, ose për konsum të organizmit ujor “Gurë-shpuesi” (Dateri)
Inspektime të përbashkëta me sektorin OJSH në Gjirin e Lalzit, për marrjen e masave në nisje të sezonit turistik, kryer edhe në bashkëpunim me tatimet, policinë, shëndetësinë, pushtetin lokal.
Gjatë vitit 2014, u bë ekzekutimi i masave administrative me gjobë, duke bërë të mundur ndërgjegjësimin e subjekteve për aktivitet importues, tregtar e prodhues në kushte higjieno-sanitare me standarde sigurie.
U bë inspektimi dhe disiplinimi i subjekteve tregtojnë fruta-perime në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë.
Po vazhdon puna intensive për inspektimin e restoranteve, njësive të tregtimit të mishit, supermarketeve, tregjeve që do të funksionojnë për festat e fund-vitit.
———————————————————–
Sezoni turistik veror 2015/ Inspektime me bilanc pozitiv për sigurinë ushqimore 
Drejtoria Rajonale AKU Durrës, për kryerjen e inspektimeve për sezonin turistik veror 2015, hartoi dhe realizoi me detaje një plan konkret dhe efiçent inspektimi, duke vendosur një standard të kontrolli dhe garantimi për sigurinë ushqimore. Plani i inspektimit, u bazua në treguesit e punës së AKU të sezonit turistik veror të vitit 2014, duke mbajtur nën monitorim, kontroll fizik e analitik të gjithë bizneset që ushtruan veprimtari tregtimi në zonën e vijës bregdetare të qytetit të Durrësit, zonën nga Ura e Dajlanit deri tek Shkëmbi i Kavajës, zonën e Gjirit të Lalzit, Plazhin e Hamallajt, Plazhin e Sektorit Rinia, Plazhin e Porto Romanos, Autostradën Durrës-Fushë Krujë-Thumanë, qytetin e Krujës, zonën pranë Aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas etj. Duke pasur të evidentuara nga viti i mëparshëm operatorët e biznesit të cilët kryejnë veprimtari sezonale, prej AKU të Qarkut Durrës është bërë verifikimi paraprak në terren nga inspektorët, nëse këto operatorë biznesi janë përsëri në treg për të ushtruar atë veprimtari e më pas, AKU ka vijuar inspektimin e tyre edhe mbi bazën e detyrave të lëna në vitin 2014. Inspektimet kryesisht, janë përqendruar në restorante, fast-foode, akullore, markete, supermarkete, pastiçeri, prodhues e tregtues buke, duke mos u kufizuar vetëm me inspektime të subjekteve që kryejnë veprimtari sezonale, por edhe tek ata që kryejnë veprimtari të përhershme. Qëllimi i këtyre inspektimeve ka qenë garantimi i sigurisë ushqimore për konsumatorët, në mënyrë që asnjë operator biznesi të mos jetë i pa inspektuar dhe i pa monitoruar. 
————————————
Eksporti/Inspektim për peshkun dhe vezët
Përsa i përket eksporteve për periudhën janar-korrik 2015, në Qarkun e Durrësit ka pasur një rritje të produktit “vezë” me sasi 9 milionë kokrra, të cilat kanë shkuar në tregjet e vendeve të BE si Gjermania, Greqia, Kroacia, Austria, Italia etj. Ndërsa prodhimet e detit, kryesisht peshku i cili përpunohet dhe eksportohet, ka arritur në vlerat e rreth 15% më shumë, krahasuar kjo me vitin 2014.
Sigal