Altin Goxhaj:Para se të merrni urdhëra censure partiake kujtohuni që jeni konsumatorë!

581
Sigal

APEL GAZETARËVE-KONSUMATORË: 

* Drejtor i ZMK

 “Gjysëm e vërteta është gënjeshtra më burracake” – Mark Tuein

 Konsumatorët shqiptarë në 15 Mars në Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorëve përballen me një braktisje të plotë institucioneve rregullatore, opozitës dhe medias. Fushata elektorale ka polarizuar shkallën e informimit publik duke ngushtuar dhe modifikuar hapësirën e trajtimit të problematikës së të drejtave të konsumatorëve shqiptare duke dhënë gjysëm të vërteta të majta dhe të djathta. Politika dhe media në funksion të saj në këtë ditë ndërkombëtare ku faqet e gazetave dhe rubrikat e lajmeve duhet të bënin bilancin e një viti të gjëndjes së 3 milionë konsumatorëve shqiptarë janë mbyllur për hir të pazareve majtas djathtas dhe roli I politikanëve të të dy krahëve ka qenë përcaktues. Një zyrtar I lartë I shtetit shqiptar, Enno Bozdo gjeti kohë një ditë më parë të bllokonte lajmin e akuzës së rëndë që iu bë nga ZMK në protestën parodikte të organizuar një ditë më parë Holli I Turpit (HALL OF SHAME) në mes të Tiranës ku ai dhe 2 institucione në varësi të tij u shpallën si ndër 10 më të këqinjtë e 2012 në fushën e abuzimeve me të drejtat e konsumatorëve. Madje Enno Bozdo u akuzua si njeriu I skandaleve financiare me miliona euro për të drejtat e konsumatorëve! Asnjë media e majtë nuk mund ta botonte pasi e vërteta është që shpërdorimi I detyrës I zyrtarit të lartë të shtetit dhqiptar është bërë duke përdorur njerëzit e G99 dhe familjarëve të deputetëve socialistë dhe kështu çdo gjë u mbyll me heshtje dhe injorim. Nga ana tjetër vetë Kryetari I PS ndërhyri meqë Grupi Parlamentar I PS ështe një ndër 10 turpet e vitit 2012 pasi përveçse edhe këtë vit nuk u zhvillua asnjë seancë dëgjimore për të drejtat e konsumatorëve dhe asnjë lloj ndërhyrje opozitar në asnjë lloj ligji ër përfshin të drejtat dhe interesat e konsumatorëve, bllokimi I tre ligjeve që bllokojnë statusin në BE ka bllokuar dhjetra miliona euro për sistencën europiane për sigurinë ushqimore, zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve kur dihet shumë mirë se çfarë kapacitetesh minimale ka shteti ynë në këtë fushë.

 Nga ana tjetër media e pozitës as që bëhej fjalë që të paraqiste një protest ku 7 institucione shtetërore shpalleshin si ndër 10 më të këqinjtë e abuzimit ndaj konsumatorëve për 2012!

 Nuk ja vlen të merrem me rolin absurd të Edi Ramës dhe shpurës së tij në media për të modifikuar dhe prodhuar të vërteta elektorale larg të vërtetave reale, dhe as të merrem me maninë Rama për të bllokuar këdo që nuk I shkon për shtat modelit të tij g99sh. Smerrem as me Zv.Ministrin Bozdo që ka 8 vjet që shpërdron miliona euro që vijnë për të mbrojtur konsumatorët shqiptarë nga abuzimet e CEZ dhe Ujësjellës, miliona që ai i ndan me drejtuesit kryesorë dhe famijlarë të G99 si Gjergj Filipi, Klotilda Ferhati, Zhani Shapo, gruan e Ditmir Bushatit, dhe skandalet kapin përmasa absurd si 140 mijë dollarë për një ëebsite të vetëm jashtë funksionit dhe 4.6 milionë dollarë për mbrojtjen e konsumatorëve që kurrë nuk u shpenzuan në një Ministri që ska asnjë rekord në 8 vjet në këtë drejtim. Dhe kjo në bashkëpunim falsifikues të dhënash me zyrtarë të huaj të Bankës Botërore nga ata që paguhen drejtpërdrejt me 300 mijë dollarë për 2 vjet me paratë që vijnë për ti dhënë mundësi avokatore konsumatorëve përballë CEZ dhe Ujësjellësve hajdutë! Ky territory është territori I gënjeshtrave më të mëdha sepse secila palë prodhon gjysëm të vërtetat e veta dhe sipas Gazetarit italian Marco Travagliobn të çituar dikur nga Fatos Lubonja te Revista PËRPJEKJA duke folur për gazetarinë që i shërben njërës palë kundër palës tjetër thotë: “Duke bashkuar dy gjysëm të vërteta, nuk arrihet një e vërtetë. Arrihet një dopio gënjeshtër, e më keq akoma, duke bashkuar gënjeshtra të ndryshme, arrihet një gënjeshtër me fuqi të shumëfishuar.”

 Ajo që më shqetëson më shumë nga të gjitha qëndron në humbjen e funksionit të medias si zëri I konsumatorëve dhe kthimit të saj në zëri I politikanëve dhe korrupsionit privat, publik, opozitar në dëm të të drejtave të 3 milionë qytetarëve të këtij vendi. Media shqiptare në këtë prag fushate elektorale po humbet shansin e saj për të qenë në krah të qytetarit duke qenë përballë politikës duke humbur kësisoj besueshmërinë e saj duke u zhvendosur në një front të përbashkët me politikën dhe korrupsionin kundër 3 milionë qytetarëve. Pozitë-opozitë kur cënohen në performancën e saj e gjejnë menjëherë gjuhën e bashkëpunimit për ti mbyllur gojën qytetarëve sepse asnjëherë lekët nuk qarkullojnë në një anë por ndahen dhe shumëfishohen bashkë majtas djathtas. Ata nuk duan të vërteta qytetare duan vetëm të vërteta gjysmake ku shahet njëra palë dhe lavdërohet pala tjetër. E vërteta e konsumatorëve mungon sepse ata janë të injoruar nga zyrtarë e pozitës dhe të shitur nga vetë lideri I Opozitës I cili sillet hapur si censor I zërit të konsumatorëve. Gazetarët më mirëkuptojnë kur e them këtë gjë sepse e kanë provuar vetë në rastin e ZMK. Gazetarëve thjesht u kërkohet nga politika dhe biznesi politik të bëjnë punën më të lehtë, thjesht të mos shohin dhe të mos dëgjojnë. Ndërsa konsulentët ndërkombëtarë dalin me fitim se milionat e eurove dhe dollarëve I ndajnë me zyrtarët e ministrive dhe enteve nëpërmjet familjarëve dhe aktivistëve të opozitës dhe askush nuk di dhe nuk thotë gjë!

 Ne aktivistëve të shoqërisë civile nuk na mbetet rrugë tjetër veçse të modifikojmë një strategji të re të amplifikimit të zërit të konsumatorëve e cila të mosvaret nga pengesat që prodhojnë politikanët dhe zyrtarët e majtë dhe të djathtë, të mos cënohet nga çensura bipolaree mediatike e gjysëm të vërtetave të sponsorizuara nga Enno Bozdo që ka ndarë me drejtuesit e G99 dhe bashkëpunëtorët politik dhe financiar të Erion Veliajt përgjatë 8 vjetëve bashkë me institucionet ndërkombëtare duke rrënuar çdo aftësi të konsumatorit për tu mbrojtur nga hajdutëria ditore e tregut e cila I dëmton shëndetin e padëmshpërblyeshëm nga asnjë formë, situatë unike në Europë.

 E shëmtuara e kësaj historie nuk qëndron te cënimi I integriteti profesional të gazetarit por tek gazetari si qytetar, si konsumator, sip rind I një fëmije viktimë e dorës kriminale të fshehtë të tregut – hajdut dhe vrasës I ngadaltë I shëndetit të gazetarëve-konsumatorëve dhe fëmijëve të tyre. Çdo aksion I ZMK ndaj abuzimit me karburantet lidhet më shumë se me paratë e makinës me cilësinë e ajrit që thithin fëmijët e gazetarit apo të familjarëve të tij. Çdo shkretim I aftësisë së konsumatorëve për tu ankuar dhe denoncuar është një shkak I drejtpërdrejtë I rritjes së ushqimeve dhe ilaçeve të rrezikshme apo të kota, dhe viktimë janë vetë gazetarët dhe familjarët e tyre. Çdo fshehje e aksioneve të konsumatorëve për të drejtat e tyre dhe denoncimin e skemave korruptive në dëm të tyre, është një dëm konsumator familjar që gazetarët I bëjnë vetes së tyre. Çdo kërkesë e Kryetarit të Opozitës për të bllokuar mediatikisht aksionin e konsumatorëve për hir të problemeve të interesave të tij dhe klanit të tij sorosian që ka kapur PS veçse avantazhon dhe përzgjat skemat e korrupsionit antikonsumator duke sjellë kalimin e butë të pushtetit duke ndërruar rolet e deritanishme zyrtar-ekspert nga Eno Bozdo I PD te Gjergj Filipi i G99 apo gruan e deputetit të PS Ditmir Bushati duke ndryshuar rolet e presupozuara pas rotacionit të supozuar, ku viktima konsumatore të vazhdojë të mbetet e dhunuar, e vjedhur dhe e sëmurë në mënyrë që të vazhdojnë pasurimin e vet politikanë, ekspertë dhe biznesmenë antikonsumatorë.

 Ndaj dhe ZMK duke konsideruar këtë mungesë të rolit të medias si të papranueshme inicon një model të ri të fuqizimit të zërit të konsumatoëve shqiptarë duke alternuar aksionin ligjor, aksionin online, aksionin e informimit ndërkombëtar dhe mbi të gjitha duke prodhuar mënyra të reja të amplifikimit të zërit të konsumatorëve nëpërmjet ngritjes së një rrjeti të komisioneve qytetare të konsumatorëve në të gjithë Shqipërinë të koordinuar virtualisht në një Shqipëri sa dixhitale aq edhe qytetare ku do ti drejtohemi politikës, institucioneve dhe medias me një zë më të fuqishëm alternativ, atë të konsumatorit paditës civil dhe kallzues penal dhe mbi të gjitha vlerësues periodik të abuzimeve nga zyrtarët mbikqyrës dhe tregtarët abuzues nëpërmjet teknikave të reja të amplifikimit të të vërtetave të qytetarit që përjashtojnë gjysëm të vërtetat e medias së kontrolluar ngva politika!

 Miq gazetarë-konsumatorë! Para se të merrni urdhëra censure kujtohuni që jeni konsumatorë dhe xhepi dhe shëndeti juaj familjar është më I rëndësishëm se pazari me politikanët! “E vërteta do t’ju çlirojë!”

 p.s. Sot në 15 Mars në Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorëve, ZMK deklaron ndryshimin e strategjisë nga një Ëatchdog denoncues në një Amplifikator Direkt të Zërit Kombëtar të Konsumatorëve I cili do të jetë më I fortë se censura e majtë dhe e djathtë e gjysëm të vërtetave konsumatore