Alma Lleshi Tandili: Mbroni fëmijët nga FaceApp

815
Sigal

Fëmijët janë kategoria më e rrezikuar nga aplikacioni FaceApp. Programi që ndryshon moshën me atë të fotografive po kritikohet së tepërmi nga ekspertët për marrjen e të dhënave dhe keq përdorimin e tyre. Nga ana tjetër një senator i SHBA i ka kërkuar FBI që të ndërmarrë një hetim për kompaninë krijuese të programit e cila qendrën e saj e ka në rusi. Vetë kjo kompani ka thënë se imazhet e shkarkuara në program nuk ruhen më shumë se 48 orë.

Drejtoresha e agjencisë për mbrojtjen e fëmijëve, Alma Lleshi Tandili thotë se duhet shumë kujdes me lejimin e aksesit të fotografive, të dhënave personale në FaceApp apo aplikacione të ngjashme, pasi rrezikojnë të përfundojnë në duart e pedofilëve. “Edhe pse e fshin si material ato ruhen për një kohë të gjatë që më vonë mund të përdoret për pedofilit, që ky është edhe meraku që ne kemi për sa i përket mbrojtjes së fëmijëve”.

Shqetësimi për aplikacionin që ka gjetur përdorim të gjerë ditët e fundit është përhapur edhe në vendet perëndimore. Në SHBA senatori Chuck Schumer, kërkoi që FBI të hetojë aplikacionin duke shtuar përmes një letre se është “thellësisht shqetësuese” fakti se të dhënat personale të qytetarëve amerikanë mund të përfundojnë në Rusi. Kompania që krijoi aplikacionin e ka bazën në Shën Petersburg të Rusisë.