Ali Ahmeti: Pas Ligjit pēr gjuhën, ta ndërtojmë BDI-në e së nesërmes

614
Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim mbajti mbledhjen e rradhës më 16 mars në selinë e partisë në Tetovë. Në fillim të mbledhjes, Kryetari Ahmeti ftoi anëtarët e kryesisë për një minutë heshtje në nderim të Sekretarit të Përgjithshëm, Abdilaqim Ademi, pasi që kjo ishte mbledhja e parë e këtij organi në mungesë të tij. Më pas, Kryesia Qëndrore e BDI-së njëzëri përshëndeti miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve ditë më parë në Kuvend, që simbolizon përmbylljen e pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, por njëkohësisht përmbyll edhe një kapitull të rëndësishëm të veprimtarisē tonë si kolektiv. Në fjalën e vet hyrëse, Kryetari Ahmeti rrumbullakësoi kapitullin e parë të veprimtarisë politike të BDI duke rikujtuar çështjet kapitale në këto 17 vite duke theksuar se nga kjo mbledhje duhet të ndërtohet BDI-ja e së nesërmes. Fitore në të gjitha proceset zgjedhore: parlamentare, lokale, presidenciale dhe referendum

-zgjedhjet parlamentare të vitit 2002,
-referendumin për ndarjen teritoriale në vitin 2004,
-zgjedhjet lokale të vitit 2005,
-zgjedhjet parlamentare të vitit 2006,
-zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2008,
-zgjedhjet lokale dhe presidenciale më 2009,
-zgjedhjet e hershme parlamentare më 2011,
-përsëri ato të parakohëshmet në 2014
-zgjedhjet e fundit në dhjetor të vitit 2016.
-Zgjedhjet lokale te vitit 2017
Janë organizuar katër kongrese të partisë
-i pari më 19 nëntor 2005,
-i dyti më 19 dhjetor 2009,
ndërsa i treti në përvjetorin e partisë, më 5 qershor të vitit 2014,
organizuam kongres dyditor tematik në mars të vitit 2015.
Te arriturat kryesore në këtë 17 vjeçar
• ndryshimet kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit,
• ndarja teritoriale,
• Ligji për simbolet kombëtare,
• Zyrtarizimi i plotë i përdorimit të gjuhës shqipe,
• përfaqësimi i drejtë dhe adekuat në institucionet e shtetit,
• rrumbullakësimi i infrastrukturës në arsimin sipëror me legalizimin e USHTsë, hapjen e fakulteteve të reja, konvikteve, sallave të reja sportive,
• themelimi i universitetit shtetëror shqiptar në Shkup,
• themelimi i shumë shkollave, çerdheve, sallave sportive,
• ndërtimi i zonave të lira ekonomike në Strugë, Kërçovë, Tetovë, Shkup, Likovë,
• marrja e statusit vend kandidat për anëtarësim në BE,
• liberalizim të vizave me vendet e BE,
• hapja e dialogut të lartë paraqasës me BE,
• Mbyllja e marreveshjes me Bulgarine per fqinjesine e mire
• fillimi i gasifikimit për Shkup, Tetovë dhe Gostivar,
• ndërtimi i shumë rrugëve dhe autostradës Kërçovë – Strugë,
• lidhje energjetike me Shqipërinë,
• kalim të kufirit me Kosovën dhe Shqipërinë pa pasaporta,
• demarkacioni i vijës kufitare me Kosovën,
• njohja e pavarësisë së Kosovës,
Mbledhjet e përbashkëta qeveritare me Kosovën dhe Shqipërinë sheshi Skënderbeu, sheshi Iliria, sheshi i Flamurit, Skënderbeu, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Josif Bageri, Nexhat Agolli, Pjetër Bogdani në Shkup, shënimi i 100-vjetorit të Alfabetit, 100-vjetorit të lindjes së Nënës Terezë si dhe 100-vjetorit të Flamurit, teatri shqiptar në Shkup, biblioteka dhe teatri në Tetovë, Muzeu i Manastirit dhe Muzeu i Lirisë, Qendra Memoriale Nëna Shqiptare në Zajaz, ujësjellës në vendbanime shqiptare, qendra urgjente në Tetovë dhe qendra spitalore, subvencione bujqësore, bursa arsimore dhe projekte të tjera të panumërta. 
Para nesh mbetet të adresohen fuqishëm edhe Reformat në sundimin e së drejtës dhe çështja e emrit si parakusht për integrim në NATO dhe BE. Mbledhja e Kryesisë po vijon me raport të detajuar nga përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv për punën e bërë gjer tani.
Sigal