Alfred Deshati: Operatorët ekonomikë në “sitën” e Ministrisë së Mjedisit

673
Sigal

URDHRI/Task – Force brenda 10 ditëve do të gjobisë dhe pezullojë shoqëritë koncesionare që kanë shkelur ligjin pwr vajrat e ricikluar

Operatorët ekonomikë dhe shoqëritë koncesionare nuk plotësojnë standardet për vajrat e përdorur. Ministria e Mjedisit paralajmëroi se nëse situata nuk ndryshon brenda 10 ditëve, do të ketë gjoba dhe pezullime të subjekteve. Task – Forca e MMPAU në zbatim të Urdhrit të ministrit Mjedisit nr.215, datë 20.03.2013 “Për ushtrimin e kontrollit ndaj aktiviteteve të operatoreve ekonomikë dhe shoqërive koncensionare që gjenerojnë grumbullojnë, transportojnë, trajtojnë dhe riciklojnë vajra të përdorur”, konstatoi një mori shkeljesh. MMPAU në bashkëpunim me ministritë e linjës nxit dhe përkrah nismat për përdorimin e teknologjive më të mira të disponueshme për rigjenerimin e VP, në zbatim të Strategjisë dhe Planit Kombëtar të Menaxhimit të Mbetjeve duke i dhënë përparësi përpunimit të VP, me anë të rigjenerimit.

Shkeljet e operatorëve ekonomikë

•Operatorët ekonomikë, të cilët janë të pajisur me leje mjedisore nuk disponojnë impiant për trajtimin dhe riciklimin e vajrave të përdorur sipas standardit të BE-së.

•Operatorët ekonomikë që grumbullojnë dhe administrojnë vajrat e përdorur, nuk janë të pajisur me licencën e tipit III/2.B përkryerjen e këtij aktiviteti.

•Teknologjia për trajtimin dhe riciklimin e vajit të përdorur, nuk plotëson normat dhe kriteret sipas certifikatës ISO.

•Cisternat dhe depozitat nuk janë konform standardeve të BE-së.

•Mungojnë pajisjet për marrjen e masave në rastet e aksidenteve industriale.

•Stafi që merret me administrimin e vajrave të përdorur, të cilët janë mbetje shumë të rrezikshme nuk janë të kualifikuara po të trajnuar.

•Nuk disponojnë regjistër përmbajtjen e të dhënave nga subjektet që gjenerojnë vajra të përdorura.

 Shoqëritë koncensionare janë të pajisur me Autorizim Mjedisor, por rezultuan një sërë problemesh:

 •Ambalazhimi i vajrave nuk përmban simbolin që tregon rigjenerimin, rikuperimin dhe asgjësimin e kontrolluar të tyre.

•Grumbullimi dhe transportimi i VP-ve nuk plotëson të gjithë parametrat teknike.

•Shoqëritë koncensionare duhet që të lidhin kontrata me subjekte të cilët janë të licencuar nga MMPAU konform ligjit dhe VKM në fuqi.

•Nuk raportohet rregullisht pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për sasinë dhe grumbullimin e vajit të përdorur.

•Shoqëritë koncensionare nuk disponojnë aktualisht regjistër të dhënash për vajrat e përdorur.

Të gjithë operatorëve ekonomikë dhe shoqërive koncensionare, u janë dorëzuar nga1 kopje të akt-verifikimit me problemet e trajtuara më lartë, ku brenda 10 ditëve duhet të dorëzojnë pranë MMPAU (Inspektoratit të Mjedisit) dokumentacionin e kërkuar sipas vendimit. Mosdorëzimi i dokumentacionit në kohë sjell masat administrative deri në pezullim të aktivitetit ndaj subjekteve. Të gjithë importuesit e vajrave duhet të lidhin kontratë shërbimi me menaxhues të licencuar për transportimin dhe trajtimin e VP si detyrim ligjor ndaj tyre.

Dokumentet për marrjen në dorëzim

1. Librin e regjistrit për prodhuesit, importuesit dhe i pikave të shitjeve të vajrave lubrifikantë dhe industrialë.

2. Librin e regjistrit për prodhuesit e mbetjeve të rrezikshme.

3. Librin e regjistrit për menaxhuesit e licencuar të grumbullimit, transportimit dhe trajtimit të mbetjeve të rrezikshme.

4. Etiketën “Ruajtje në ambalazh të veçantë” për vajrat e përdorura.

5. Dokument për marrjen në dorëzim të vajrave të përdorura.

6. Dokument për marrjen në dorëzim të mbetjeve të hidrokarbureve.

7. Dokument për marrjen në dorëzim të mbetjeve detare.

8. Formati i regjistrimit për prodhuesit e vajrave.

9. Formati i regjistrimit për gjeneruesit e vajrave të përdorura

10. Formati i regjistrimit për rikuperuesit e vajrave të përdorura.