Sigal

Presidenti Ilir Meta në kuadër të nismës së ndërmarrë prej tij për dhurimin e gjakut, është takuar me një grup të rinjsh nga qyteti i Strugës, të cilët kanë ardhur në Tiranë.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ishte sot i pranishëm në një seancë të dhurimit të gjakut nga studentë të Strugës në Maqedoni dhe të rinj nga forumet rinore të partive politike në Shqipëri, të organizuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar në kuadër të nismës së ndërmarrë nga ‘Aleanca për Dhurimin e Gjakut’. Me anë të një postimi në facebook Meta falenderon të studentët e strugës.

Ja postimi i plotë i Metës:

Një falënderim të veçantë kam sot për studentët e Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, të cilët me një ndjenjë të lartë humanizmi, solidariteti por edhe patriotizmi, iu bashkuan me vullnetarizëm “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, për të kontribuuar në një seancë dhurimi gjaku për fëmijët talasemikë dhe jo vetëm.

Me aktin e tyre, këta të rinj shqiptarë nga Maqedonia, dëshmuan se përfaqësojnë denjësisht vlerat tona më të mira kombëtare.??