Aldo Renato Terrusi prezanton librin “Brenga ime shqiptare”

525
Sigal

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Instituti Italian i Kulturës më datë 19 Janar 2017, ditën e enjte në ora 11:00 në BKSH, prezanton librin “Brenga ime shqiptare” të autorit Aldo Renato Terrusi. Aldo Renato Terrusi ka lindur në Vlorë, Shqipëri, në vitin 1945, nga prindër italianë. Pas studimeve për fizikë ai ka bashkëpunuar me Entet më të mëdha kërkimore italiane (ENEA, INFN, CNR). Ka dhënë kontributin e tij në Projektet më të rëndësishme të viteve të fundit në nivel ndërkombëtar të tilla si: Il Progetto LHC (Large Hadron Collider) ed il Progetto ITER (International Thermonuclear Experimental Reactor). Ka fituar l’Eccellenza ENEA në vitin 2008 për shpikjen teknologjike në fushën e Metrologjisë. Është konsulent për disa kompani dhe shkruan për revista të specializuara. Ka pasion për Arkeologjinë, Astronominë dhe Fotografinë. Kënaqet me poezinë (libri i tij me poezi “Riflessi di Sogno”) dhe pikturë, praktikon gjuajtjen me hark në nivel konkurrues.