Albtelekomi në Librazhd nxjerr jashtë funksionit kartofonat

525
Sigal

Shërbimi i telefonisë së parapaguar prej muajsh nuk funksionon. Qytetarët ankohen, por nuk marrin asnjë informacion

Albtelekomi i Librazhdit ka nën juridiksion dy bashki, Bashkinë e Librazhdit dhe atë të Përrenjasit dhe për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në këto qytete ka instaluar nga shtatë kabina (kartofona) për secilën bashki në ambientet publike, kryesisht pranë spitaleve, policisë, afër Albtelekomit dhe në rrugë kryesore. Pra të gjitha këto janë vendosur për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, për të komunikuar gjatë jetës së përditshme. Pra janë 14 kartofona sipas burimeve të brendshme të instaluara në të dyja bashkitë, ku Librazhdi është një nga rrethet më të mëdha në Republikë me dy bashki, por edhe me numër të madh banorësh. Nga të dhënat e marra në rrugë operative vetëm kartofonat e bashkisë së Përrenjasit janë në gjendje pune, ndërsa ato të qytetit të Librazhdit janë jashtë çdo standardi.

Largimi i abonentëve

Me gjithë faturimet e ndryshme dhe të larta, të herëpashershme, ku shumë qytetarë pajtimtarë filluan të shkëpusin kontratën për shkak të tarifave të larta të faturimeve, Albtelekomit i shtohet edhe një tjetër injorim që ka të bëjë me kartofonat, të cilët prej mëse gjashtë muajsh e ndoshta më tepër në të dyja këto qytete nuk funksionojnë. Qytetarët ankohen përditë dhe askush nuk u jep përgjigje. Disa thonë se faji është në Elbasan, disa thonë varen nga Tirana, disa thonë që janë me shpenzime e disa të tjerë thonë që bota nuk e ka këtë lloj shërbimi dhe prandaj është hequr, por situatën e vërtetë se përse janë hequr nga funksioni e dinë vetëm drejtuesit e Albtelekomit. Ndërkohë disa thonë që është një defekt teknik dhe punonjësve të kompanisë nuk u intereson të bëjnë instalimet nga e para, pasi nuk janë të përfshirë në sistem. Jemi interesuar në zyrat e Albtelekomit, por nuk gjejmë asnjë se ku të marrim informacion. Vetëm se kartofonat e qytetit të Librazhdit nuk punojnë dhe qytetarët nuk kanë se ku ta marrën këtë shërbim, po shyqyr o zot, thonë ata që janë celularët tani. Po ka dhe nga ata të moshuar që nuk dinë dhe t’i përdorin as celularët dhe janë të detyruar të përdorin këtë shërbim. Në vitin 1996, nga kompania u ble dhe u implementua Sistemi i Menaxhimit CSMS (Card Phone Supervision and Management System) të kartofonave, së bashku me 400 copë kartofona (aparate telefonike me kartë), të cilët janë të instaluar në të gjithë Shqipërinë. Investim, ku sipas kompanisë blerëse synon dhe rritjen e cilësisë së Shërbimit Telefonik me Karta të Parapaguara në vendin tonë. Projekti në fjalë mundësoi përfshirjen e këtij sistemi brenda strukturave teknike.