Albana Vokshi padit Eduart Shalsin, i kërkon 70.000 euro

556
Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka paditur deputetin socialist Eduard Shalsi për shpifje.
Në kërkesën e saj për shkaktim dëmi jopasuror, Vokshi ka kërkuar një dëmshpërblim prej plot 70.000 eurosh.
Vokshi ka patur edhe në të kaluarën probleme gjyqësore me Shalsin, pasi e ka paditur edhe më parë deputetin socialist, kur ai ishte opozitar, për akuzat e Shalsit se Vokshi kishte përfituar disa koncesione në emër të bashkëjetuesit të saj duke abuzuar me detyrën dhe duke ndikuar te kryeministri i atërhershëm Sali Berisha.
Ja detajet e çështjes civile Nr. 10538:
Gjykata e shkallës së parë
Nr. i Çështjes: 10538
Dt. e regjistrimit: 21.07.2015
Paditesit: Albana Vokshi
Te paditurit: Eduart Shalsi
Lloji i Çështjes: Padi Shkaktim Demi (Neni 608-654)
Baza Ligjore: Neni 608 – 654
Objekti: Shperblim demi jopasuror ne vleren 70.000 euro
Statusi i dosjes: Gjykim
Gjyqtari: Astrit Faqolli
Sigal