Alban Zusi: Si lulëzoi tregtimi i lëkurës nga Kolumbia në Shqipëri, kreu i Shoqatës: Kanë hyrë ‘biznesmenët e kanabisit’

79
Si lulëzoi tregtimi i lëkurës nga Kolumbia në Shqipëri, kreu i Shoqatës së Eksportuesve: Kanë hyrë ‘biznesmenët e kanabisit’, ja për çfarë e përdorin
Importet nga Kolumbia kanë qenë në vëmendje të medieve shqiptare përgjatë këtyre ditëve, pas sekuestrimit të më shumë se 613 kilogram në një magazinë që sjell banane nga shteti i Amerikës Latine.
Pas publikimit të statistikave që tregojnë një rritje të jashtëzakonshme të importit të bananeve nga Kolumbia, revista ‘Monitor’ ka publikuar shifrat edhe për rritjen që ka njohur importi i lëkurës nga ky shtet.
Importi i “Lëkurëve të papërpunuara dhe të përpunuara”, arriti në 2.2 milionë euro në 2016-n dhe 2 milionë euro në vitin 2017. Kolumbia kaloi direkt në importuesin e katërt më të madh të këtij produkti, pas Italisë, Spanjës dhe Indisë, sipas të dhënave të INSTAT, me 1.5% të peshës në total. Në sasi, nga Kolumbia u importuan 175 mijë kg lëkurë, me një çmim mesatar për kg prej 1577 lekë.
Por, vitin e kaluar, kreu i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi ngriti shqetësimin për hyrjen në tregun shqiptar të “biznesmenëve të kanabisit”.
Duke folur për rrezikun e falimentimit të shumë kompanive serioze nga konkurrenca e pandershme e lekëve të hashashit, Zusi pohoi për “Monitor” se ka sinjale nga prodhues dhe përpunues të lëkurëve, se disa kultivues të hashashit janë futur në këtë biznes.
Për shkak të erës, që ka lëkura, çorienton nuhatjen, ndaj eksporti i këtij produkti përdoret si mbulesë e transportit të hashashit nga Shqipëria drejt vendeve të tjera. Duke mos pasur qëllim kryesor fitimet nga eksporti i lëkurës, kultivuesit e hashashit të futura në këtë biznes nuk e kanë problem ta shesin produktin e lëkurës me çmim shumë të lirë, duke ndikuar në falimentimin e bizneseve serioze.
Zusi tha se me përjashtim të lëkurës (për qëllim trafikimi të produktit të fshehur), paratë e pista nuk preferohen të investohen në biznese të mundimshme ai përpunimi, që nuk kanë kthime të shpejta e të larta, por do orientohen kryesisht në ndërtim e hoteleri.