Alban BARDHI/ Jo transferimin e pushtetit, po transformimin e shtetit?!

551
Sigal

Reagon baza socialiste dhe shoqëria e Rilindjes vlonjate!

Të shënjestruar publikisht dhe në qendër të kritikave qytetare, por dhe mediatike, edhe këto ditë, u vunë sërish gjithë institucionet lokale të Vlorës. Spitali rajonal, Hipoteka, AKU, Zyra e Punësimit, Shërbimet qeveritare,TEC-i, Sigurimet Shoqërore, Trashëgimia Kulturore, Enti i Banesave etj., për mos kryerjen e reformave, mbushje dënga me militant, palltokthyerje, abuzim, mos shërbim dhe rrëmbim të qytetarëve etj.. Për rrjedhojë, ankesat, revoltat dhe pakënaqësitë e anëtarësisë socialiste dhe të shoqërisë civile, të Rilindjes janë nisur në drejtim të krerëve kryesor të Vlorës: Eltiona Hoxhaj, kryetare e këshillit të bashkisë, në adresën e prefektit Besnik Dervshi, i cili u prononcua edhe publikisht, dhe të deputeteve: Valentina Leskaj, Fatmir Toçi, etj..

Pak kohë më parë, dhe fiks fare më datën 28 shkurt dhe ndonjë media lokale pa i prerë veshin, bënte avokatin, ose më açik, e komentuan edhe qytetarë të vëmendshëm “bëri Avokatin”, duke marrë në mbrojtje administratën lokale, dhe drejtuesit e saj, të quajtur: Reformator sipëror, të përkushtuar dhe të performuar, për t’i pirë deri në kupë, madje duke replikuar e “hedhur poshtë” edhe ekspozimin, opinionin e vet qytetarëve vlonjatë të përcjellë me seriozitetin e duhur, dhe përgjegjësinë maksimale nga gazeta “Telegraf”, si aksionin dhe aspiratën qytetare, vlonjate, të bazës socialiste dhe të shoqërisë progresiste të Rilindjes! Dukej se atëherë, për ashtu kish marr honorarin. Po kjo quhet, dhe i përket së shkuarës, dhe (s)’duhet mbajtur shënim, quajtur dhe si e “mbyllur” sepse edhe vet mediat i ranë rradakes më në fund, si i thonë llafit të lashtë: “Erdhi nga Korça… Para dy ditëve transmetoi pothuajse pa pikë e presje, po atë zë të qytetarëve dhe të socialistëve të Vlorës, jo të zyrtarëve të përcjellë në këtë gazetë. Duket se dhe përkthyesi, nga shqipja në shqip, ofruar prej autorit dhe gazetës, thanë shumë lexues të vëmendshëm, dhe analistë të thjeshtë, e kishin bërë me derman… Vetëm para pak ditësh ,disa gazeta dhe televizione e kthyen pllakën dhe pallton, si gjithë ata zyrtarë të quajtur dhe anatemuar: pallto kthyer e pallto zhyer, për të mbetur në krye të institucioneve.

Njerëzit e “zgjedhur”, të caktuar në postet drejtuese të institucioneve në Vlorë, u shënjestruan këto ditë përpara opinionit publik dhe mediatik, të përcaktuara në shumicën e tyre me  performancën: Të ardhur shumica nga zonat rurale, me diploma të blera, dhe vende po të blera dhe duan me çdo kosto të rrinë aty të mbrojnë zullumet, pa vlera dhe prej tyre pa asnjë lidhje me Vlorën, pa vlera qytetare dhe administrative, pa fije kontributi publik, politik dhe qytetar, qoftë me PS, dhe aspak të rezultuar si kontribuues të Rilindjes nisur nga Vlora. Shpesh prej tyre klithte dhe mikrofoni i ditës i medias afër qeverisësve lokalë, pallto kthyerit, e deri duke qenë pjesë e politikës abuziviste, të shporrur nga vota plebishitare e 23 Qershorit, por dhe si komisioner të PD-së në zgjedhjet e 23 Qershorit dhe tashme të graduar në poltronët e institucioneve lokale. Tashmë dhe pallto kthyerit janë zgjedhur dhe krekosen në drejtim të institucioneve lokale ngrëne zërin qytetarët.

Ndaj dhe këto ditë baza socialiste vlonjate dhe e LSI, kanë ngritur zërin dhe shprehur revoltën e tyre për abuzimet dhe spekulimet më votën dhe aspiratën e qytetarisë Vlonjate, dhe jo vetëm, duke i zbrazur përditë, e me shpejtësi, kutitë e fitores së 23 Qershorit, duke zhgënjyer zgjedhësit.  Ajo që bie në sy, dhe flasin hapur qytetarët, është se nga kjo përzgjedhje janë përjashtuar pa të drejtë, madje dhe duke e fyer shoqërinë civile, të cilët janë dhe më të shumtit, dhe kontribuuesit më cilësor, jashtë “vathës” së ndotur të politikës, më me nivel intelektual, e cila posedon aftësi organizative, forcë drejtuese, pra mbi atë pjesë të politikës të indroktinuar, dhe të korruptuar, deri dhe të kriminalizuar, thonë qytetarët e Vlorës, të cilën e ceku edhe në seancën e fundit të parlamentit, Kryeministri Rama. Shumë qytetarë dhe analistë të thjeshtë, shkuar dhe atyre të cilët kanë pushtuar e poshtëruar edhe ekranet medituake, thonë jo pa shqetësim qytetarët, se nuk po kryhen reformat, për të cilat votuan dhe aspiruan shqiptarët, vlonjatët për në BE.

Shqiptarët dhe socialistët, shoqëria mbarë shqiptare e Rilindjes nuk kërkuan, dhe nuk realizuan thjeshtë: Transferimin e pushtetit, por kërkojnë dhe aspirojnë transformimin e shtetit…