Alarmohet policia e Tiranës, gjendet një kallashnikov në koshin e plehrave

740
Policia e Tiranës ka gjetur gjatë ditës së djeshme një armë zjarri tip Kallashnikov në një kosh mbeturinash. Arma është gjetur nga kalimtarët në rrugën “Myslym Keta” të cilët kanë njoftuar policinë. Uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 03.01.2018, në rrugën “Myslym Keta”, brenda një kazani mbeturinash, është gjetur një armë zjarri model 56, me kalibër 7.62 mm. Punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 278 i Kodit Penal.
Sigal