ALARMI/ “Shqipëria po humbet shqiponjën për shkak të gjuetisë së pakontrolluar”

267
“Është simboli kombëtar i Shqipërisë, por shumë shpejt shqiponja do jetë vetëm në flamur”.
Shqiponja është nën rrezikun e zhdukjes për shkak të gjuetisë së pakontrolluar. Vetëm 30 kilometra larg kryeqytetit shqiptar, në anë të rrugës nacionale, një shqiponjë shitet për vetëm 55 deri në 85 euro. Megjithëse është një shpend i mbrojtur, gjuetia ndaj shqiponjave është përhapur shumë. Mirjan Topi, një nga ekspertët më të njohur shqiptarë thotë se nga katër llojet e shqiponjave që ekzistonin dikur në Shqipëri, aktualisht ka mbetur vetëm një lloj dhe numri i tyre është reduktuar jashtëzakonisht shumë.
Sipas ekspertëve, në Shqipëri 25 vite më parë ka patur nga 100 deri në 200 çifte shqiponjash të arta ndërsa në ditët e sotme numri i tyrë është përgjysmuar, një rënie dramatike. Në shkallë globale, shqiponja e artë nuk është e klasifikuar si specie në rrezik, sipas Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, por në Shqipëri vendet e vetme ku ju mund të shihni një shqiponjë të artë të balsamosur janë restorantet dhe hotelet.
Në Shqipëri është vendosur një moratorium gjuetie që në vitin 2014 dhe sipas autoriteteve kjo masë ka ndaluar rreth 3 mijë gjuetarë italianë të cilët vlerësohet se kanë vrarë më shumë se 150 mijë zogj gjatë dekadës së fundit. Megjithatë efikasiteti i këtij moratoriumi është i kufizuar pasi në bazë të tij vendosen vetëm gjoba.