Alarmi – Priten të tjera tërmete, ai i së shtunës shkaktoi 70 pasgoditje

532
Sigal


Sizmologu Rrapo Ormeni ka dhënë detaje në
lidhje me tërmetin e djeshëm që goditi jugun e Shqipërisë. Ai tha se tërmete me
magnitudë kaq të madhe shoqërohen zakonisht edhe me lëkundje të tjera, duke
sqaruar se gjatë natës së shkuar janë regjistruar rreth 70 lëkundje të vogla që
vijnë pas tërmetit të parë.

 

 “Mbrëmë në orën 22:14, një tërmet me magnitudë 5.5 i
shkallës rihter goditi Greqinë veriore. Tërmeti me epiqendër 16 km në
veriperëndim të Janinës dhe 50 km në jug të Sarandës, pati një intensitet me
epiqendër me 7-8 ballë, pra që ka shkaktuar dëmtime. Ky tërmet është ndjerë
edhe në Shqipërinë e jugut. Ai është ndjerë 6 ballë në qytetin e Sarandës dhe
Leskovikut, 5-6 ballë në Gjirokastër, Përmet, 5 ballë në Tepelenë, 4 ballë në
Korçë, Berat dhe Vlorë, 3 ballë në Tiranë dhe Durrës. Dy orë pas goditjeve me
maginutë më të madhe të kësaj serie kanë pasur një magnitudë 4.9 të shkallës
riter. Goditja kryesore është me mbi 70 pasgoditje nga të cilat 9 kanë me
magnitudë mbi 4 rihter dhe 4 nga këto ma maginutë 4.5 ballë.”, pohoi sizmologu
Ormeni. Teksa u pyet nëse do të ketë apo jo lëkunduje të tjera, Ormeni pohoi se
pritet.

 

“Pa dyshim një tërmet me këtë maginitudë shoqërohen me
pasgoditje. Është një tërmet i shoqëruar me shumë pas goditje, por shkalla e madhësisë
së tyre po vjen duke u zvogëluar, çka tregon se është drejt shuarjes. Por,
derisa të vendoset gjendja e ekuilibrit në zonën e thyerjes së masës shkëmbore
nëntokësore, kuptohet do të gjenerohen të tjera lëkundje, me magnituta më të
vogla. Ky rajon që rrethon Shqipërinë përfshihet nga një zonë tektonike mjaft e
gjerë.”, theksoi ai. Ndërsa sa i takon rrezikshmërisë ai shtoi se: “Kuptohet
kur bie një tërmet i kësaj magnitude është dëmtues në zonën epicentrale. Në
Shqipërinë jugperëndimore është i fortë por nuk besoj të ketë pasur dëm”.