Alarmi nga shiu sot e nesër/ IGJUEM nxjerr zonat ku ka rrezik për përmbytje (HARTA)

768
Sigal

Reshje intensive dhe shtrëngata, parashikohet të ketë sot dhe nesër në 3 qarqe të vendit. Llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, tregojnë se do të ketë prurje në rritje në të gjithë lumenjtë e vendit. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme.

Rritje të shpejtë të prurjeve do të ketë në Lumenjtë Mat, Ishëm dhe Shkumbin. Baseni Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do kenë rritje të prurjeve dhe niveleve.
28379278_1008612455959267_813538031713666597_n28379566_1008612452625934_7306191255008442182_n

28378751_1008612449292601_7621297310926521755_n

PARASHIKIMI METEO SIPAS IGJEUM


RESHJET

Sot pasdite (e premte, dt.02) dhe nesër (e shtunë, dt.03) në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë priten reshje intensive, ndërsa në qarqet e tjera do të jenë të dobëta deri mesatare, por lokalisht të shoqëruara edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Pritet prania e reshjeve në formë dëbore në 800 m mbi nivelin e detit, kryesisht në Veri.

Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re.

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 16 °C
në vendet e ulëta: 7 / 15 °C
në vendet malore: 2 / 10 °C.


ERA

Sot pasdite (e premte, dt.02) dhe nesër (e shtunë, dt.03) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.


RREZIKU NGA PËRMBYTJET

————————————–

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë do të kenë prurje në rritje në të gjithë territorin. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme. Rritje të shpejtë të prurjeve do të ketë në Lumenjtë Mat, Ishëm dhe Shkumbin. Baseni Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do kenë rritje të prurjeve dhe niveleve. Vlerësimi për rrezikun në këtë basen do të llogaritet në bazë të shkarkimeve nga kaskada e Lumit Drin.