Alarmante/ Fushë-Krujë, 4 nxënëse përfundojnë në spital, dyshimi: Konsumim hashashi

592
Sigal

 

Katër nxënëse të klasës së tetë në shkollën e fshatit Bilaj
në Fushë Krujë, kanë shfaqur probleme shëndetësore, gjatë pushimit të gjatë në
klasë. Vajzat janë transportuar menjëherë në spital, me të dridhura dhe
vështirësi në frymëmarrje.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë të ditur se vajzat u kanë rrëfyer
mjekëve se kur janë futur në klasë, pas pushimit të gjatë kanë, vënë re se
klasa ishte e mbushur me tym.
Dyshohet se në klasë është konsumuar hashash, çka ka shkaktuar dhe problemet
shëndetësore të vajzave të mitura.

Pak javë më parë në
urgjencën e QSUT-së u paraqitën disa nxënës shkolle, të cilët kishin të njëjtat
simptoma me vajzat e Fushë Krujës. Pavarësisht se u ngritën dyshime për
konsumim droge në shkollë, asgjë nuk u konfirmua.