Alarm për terrorizëm, mbyllen gjithë shkollat në Los Angelos

543
Rreth 640.000 shkolla janë mbyllur sot në Los Angelos pasi kanë marrë kërcënim për sulme nga një e-mail i identifikuar me IP nga Gjermania. Të gjithë mësuesit dhe profesorët janë njoftuar të qëndrojnë larg objekteve shkollore. Të mbyllur do qëndrojnë edhe rreth 900 kopshte fëmijësh.

“Sot në mëngjes rreth orës 8.00 morrëm kërcënim me e-mail, që prekte gjithë objektet shkollore”, tha mes tjerash shefi i policisë së metropolit kalifornian, Steven Zipperman. “Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm, ndaj vendosim të mbyllim gjithë shkollat për sigurinë e qytetarëve tanë”, vijoi ai.

Pak ditë më parë në San Bernardino të Kalifornisë u vranë nga dy ekstremistë pakistanezë disa civilë dhe u plagosën dhjetëra të tjera, duke shtuar frikën e terrorit në shtetin perëndimor amerikan.
Sigal