Alarm për bombë në makinën e gjyqtarit të Korçës

496
Sigal

Një telefonatë e rremë ka shkaktuar alarm për bombë në makinën e gjyqtarit Markelian Kuqo në Korçë.

Makina e gjyqtarit Kuqo ka qenë e parkuar para Gjykatës së Korçës. Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka kontrolluar makinën e gjyqtarit, por nuk ka gjetur asgjë.

Gjyqtari Kuqo vendosi pak kohë më parë lirimin e të fortit të Tiranës, Gert Gjinarari, i cili ishte dënuar për vrasjen e Naim Zyberit.

Nuk dihet ende nëse kjo telefonatë ka lidhje më këtë ngjarje. Pritet reagimi i policisë për të hedhur dritë rreth të vërtetës.