Akuzohet si bashkëpunëtor me Frrokun, prokuroria apelon çështjen për Marinajn

94
Prokuroria ka apeluar çështjen për Kristian Marinajn, i cili akuzohet se bashkëpunoi me ish-deputetin Mark Frrokun për vrasjen e ndodhur para disa vitesh në Belgjikë. Pavarësisht se Marinaj u shpall i pafajshëm, siç duket organi i akuzës nuk e ka lënë me kaq këtë çështje.
Ndërkohë, ditën e sotme është seanca e radhës për ish-deputetin Kristian demokrat, Frrokut.

Ish-deputeti Mark Frroku, akuzohet për një vrasje në Belgjikë në vitin 1999, për të cilën nuk është dënuar asnjëherë.

Autoritetet belge kërkuan ekstradimin e tij vitin e shkuar, çka çoi edhe në arrestimin e tij.