Akuzohet për korrupsion pasiv, Gjyqtari i Sarandës kërkon lirinë

556
Ka nisur paraditen e sotme në Gjykatën e Apelit seanca me dyer të mbyllura për gjyqtarin Rasim Doda, i cili ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit. Seanca ka nisur rreth orës 10:00. Anëtari i Gjykatës së Sarandës akuzohet për korrupsion pasiv dhe pritet të qëndrojë në burg për 30 ditë sipas vendimit të gjykatës së shkallës së parë.
Doda u arrestua në fillim të këtij muaji pasi akuzohet se i ka kërkuar 80 milionë lekë një biznesmeni për të dhënë vendim në favor të tij.
Mirëpo duke qenë se ky i fundit i ka pohuar se nuk donte të paguante, të nesërmen kur ishte planifikuar dhënia e vendimit, gjyqtari ka ndryshuar gjatë natës vendimin dhe i ka dhënë fitoren palës tjetër.
Sigal