Akuzohet për korrupsion, gjykata lë në burg prokurorin Giu

489
Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda nuk ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj prokurorit të Krujës, Haxhi Giun dhe shtetasit Aleks Shori.
Në një seancë të mbajtur në këtë Gjykatë, pa praninë e medias, trupi gjykues ka përfunduar proçesin e vlerësimit të masës së sigurisë duke lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për prokurorin, por edhe Aleks Shorin, që është vëllai i një të arrestuari për të cilin Prokuroria thotë se prokurori ka shkëmbyer paratë për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.
Burime brenda sallës thonë se prokuroria i ka paraqitur trupit gjykues provat kur në afërsi të një zyre këmbimi valutor, Shori i ka dhënë paratë Giut për çështjen ndaj vëllait të tij.
Giu ka qenë i pranishëm në këtë seancë, ku ka kërkuar të ndryshohet kjo masë, pasi është prokuror karriere dhe se nuk mund të qëndrojë në burg, pasi ai ka hetuar çështje të ndyrshme.
Sigal