Akuzat e PD, reagon OSHEE: S’kemi lidhur ende një kontratë për trajnimin

502
Menjëherë pas akuzave të ngritura nga Partia Demokratike se kryeministri po i jep djalit të Leskaj 700 mln lekë për trajnimin e punojësve të OSHEE, ka reaguar kompania e shpërndarjes së Energjisë duke theksuar se OSHEE nuk ka lidhur ende një kontratë për trainimin e punonjësve, pasi procedura e parë dhe e dytë dështoi për mosplotësim të kritereve e për mangësi të ofertave. .
Kompania i ka cilësuar si një shpifje të turpshme të gjitha akuzat e PD duke sqaruar se trainimi i punonjësve të të gjitha niveleve të kompanisë, që përfshin 5.800 punonjës dhe 15.500 module trainimi është një domosdoshmëri në vazhdën e transformimit rrënjësor të shërbimi
Reagim i OSHEE për deklaratën e Partisë Demokratike
Partia Demokratike vijon sulmet e saj skandaloze mbi OSHEE-në, duke shpifur papushim në përpjekjen e dëshpëruar me moton “shpif, shpif se diçka mbetet”. Shpifja e radhës që u lëshua sot është e turpshme. OSHEE nuk ka lidhur ende një kontratë për trainimin e punonjësve, pasi procedura e parë dhe e dytë dështoi për mosplotësim të kritereve e për mangësi të ofertave. 
Ndërkohë, trainimi i punonjësve të të gjitha niveleve të kompanisë, që përfshin 5.800 punonjës dhe 15.500 module trainimi është një domosdoshmëri në vazhdën e transformimit rrënjësor të shërbimit. Por, Partia Demokratike ska asnjë shans ta kuptojë këtë përderisa e vetmja fushë ku kjo parti është e trainuar është fusha e shpifjes. 
OSHEE hedh poshtë me forcë edhe këtë akuzë të turpshme të Partisë Demokratike dhe shpreh vendosmërinë për vazhdimin e punës së nisur në shërbim të konsumatorëve. 
Sigal