AKU qetëson konsumatorët: Mishi i importuar nga Brazili, brenda normave të lejuara

498
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka qetësuar konsumatorët shqiptarë, ndërsa ka nxjerrë rezultatet e analizave të mishit të importuar nga Brazili.
Sipas AKU-së, mishi i bllokuar për t’ju nënshtruar kontrolleve ishte brenda normave të lejuara.

NJOFTIMI I AKU-SË

Pas bllokimit të mishit që importohej nga Brazili, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mori mostrat për të bërë analizat e këtij produkti. Mostrat janë çuar në laboratorët e AKU-së, por edhe në laboratorin e referencës pranë ISUV.

Nga përgjigjet e analizave të ardhura nga laboratorët e AKU-së rezulton se parametrat e mishit që ka ardhur nga Brazili, janë brenda normave të lejuara nga ligji. Meqenëse kanë dalë vetëm përgjigjet e analizave nga laboratorët e AKU-së, produkti do të vijojë të qëndrojë i bllokuar deri në daljen e analizave edhe nga laboratori i referencës pranë ISUV.
Sigal