AKU organizon sot Konferencën e I, me temën “Konsolidimi i sigurisë ushqimore, sfidë për të ardhmen”

775
Sigal

Siguria ushqimore dhe konsolidimi i saj për të ardhmen është synimi i z. Afrim Bakaj, si kreu i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Me iniciativën e z. Bakaj organizohet sot Konferenca e I, me temë: “Konsolidimi i sigurisë ushqimore, sfidë për të ardhmen”. Kjo konferencë zhvillohet sot (në datë 10 dhjetor) në sallën “Balsha” të hotelit “Tirana International”. Në këtë konferencë do të jenë të pranishëm Kryeministri i vendit z. Edi Rama, Kryeparlamentari z. Ilir Meta, ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave z. Edmond Panariti, Drejtor i Përgjithshëm i AKU-së z. Afrim Bakaj e të tjerë specialistë të fushës. Konferencën, e para përsa i përket sigurisë ushqimore në vend, do ta hapë z. Afrim Bakaj. Pas fjalës së ministrit Panariti dhe Kryeministrit Rama do të vijohet me referate të ndryshme nga specialistët përkatës.