Sigal

Kapja e një sasie të konsiderueshme të mishit me salmonelë padyshim që meriton vlersimin dhe përgëzimin për punën e inspektorëve të AKU ,Durrës. Por nga ana tjetër AKU mban të fshehtë emrin e komanisë që e ka sjellë dhe në cilat lokale apo dyqane tregëton këtë ushqim. Arsyet se përse nuk bëhen publike i di vetëm AKU, por konsumatori duhet të jetë në dieni të këtyre kompanive  në mënyrë që ti abandonoi lokalet dhe shërbimet e këtyre firmave që luajn me jetën e qytetarëve shqiptar. Mos bërja publike i emrit të këtyre kompanive ,të krijon përshtypjen se pas këtij aksioni,por edhe disa të ngjashmëve si ky rast para pak ditësh ose fshihen interesa të ngushta  ose është show dhe luftë klanesh për tregje. Ja njoftimi i AKU:

Njoftimi zyrtar

Konkretisht, trupat inspektuese e DRAKU, Durrës ka bllokuar një konteiner me ngarkesë rreth 27 ton mish( fileto pule) që vinte nga Brazili dhe pas analizimit të monstrave kanë rezultuar me prezencë salmonele.

Sa më sipër, Aku ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 27 ton mish ( fileto pule) në teritorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.

Gjatë këtij viti nga AKU janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 7 kontenierë të tjerë, me 180 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 259 kontenierë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet.
Kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg janë të sigurta.