AKU bllokon salçice me prezencë Salmonele në një restorant në Tiranë

508
Sigal

Gazeta Telegraf/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi me
salçiçe, të cilat kishin prezencë Salmonele. Salçicet janë bllokuar në një
restorantë në Tiranë, i cili i prodhonte vet ato. Informacioni është marrë nga
sistemi i kontrollit që përcaktohet në ligjin për sigurinë ushqimore, se kishte
prezenc Salmonele. Menjëherë inspektorët e AKU-ës kanë shkuar pranë restorantit
dhe kanë marrë mostrat përkatëse. Nga analizat e kryera në labëratorët e ISUV,
është konfirmuar se salçiçet që subjekti i prodhonte vet dhe i tregtonte në
restorantin e tij, kishin prezenc Salomenele.

 

Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë bërë
menjëherë bllokimin e rapartit të përpunimit të mishin për këtë subjekt.

 

Është asgjësuar produkti që rezultoi me prezencë të
Salmonelës SPP

 

Gjithashtu për shkak të nxjerrjes në treg të ushqimit të
pasigurt, u mor masa gjobë 300.000 lekë ndaj këtij subjekti.

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet në
të gjitha restorantet dhe subjektet e tjera, në mënyrë që të garantohet siguria
ushqimore për konsumatorët.