AKU: 10 gjoba për tregtimin e mishit pa vulën e veterinerit zyrtar

839
Ne kuadër te zbatimin te Aktit Normativ për Disiplinimin e Therjes se Kafshëve dhe tregtimit te mishit, si dhe ne zbatim te planit te masave për sezonin e verës e rritjes se temperaturave, AKU bllokoi sot ne Tirane një sasi mishi, e cila ishte pa vulën e veterinerit zyrtar. Rasti i pare ishte ne markaten e mishit pranë Pazarit te Ri (Sheshi Avni Rustemi) dhe i dyti ne një dyqan mishi pranë Senatoriumit. 
AKU sekuestroi sasinë e mishit, kryesisht bagëti te imëta, si dhe mori masa administrative ndaj subjekteve. Mishit, veç vulës, i mungonte dhe certifikata veterinare qe duhet ta shoqëroje. 
AKU, krahas inspektimeve ne kuadër te planit vjetor te inspektimeve, ka ndërmarrë edhe një plas masash për sezonin veror dhe deri dot, janë inspektuar mbi 1155 operator te biznesit ushqimor, janë vendosur rreth 10 gjoba dhe janë bere 4 paralajmërime. AKU kërkon nga konsumatoret qe te jene te kujdesshëm, te kontrollojnë produktet qe blejnë, si dhe te shmangin blerjet ne rruge dhe ambiente tjera te hapura. 
Sigal