Rrëshen, i kërkuari qëllon me armë policinë dhe arratiset

Një 25 vjeçar i është arritur policisë së Lezhës, teksa ka qëlluar me armë në drejtim të forcave të rendit.

Shtetasi Armarildo Ndoj, 25-vjeç, banues në Rrëshen është shpallur në kërkim nga policia pasi ishte dënuar me 8 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë dhe zotërim të armëve luftarake pa leje.

Policia e Mirditës ka lokalizuar vendndodhjen e tij gjatë natës së shkuar në vendin e quajtur Kodër-Rrëshen.

“Në momentin e afrimit të punonjësve të policisë , shtetasi Amarildo Ndoj, ka  kanosur me armë zjarri pistoletë punonjësit e policisë  duke qëlluar në ajër si dhe ka arritur të largohet  duke përfituar nga errësira dhe terreni malor. Në vendngjarje u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë e cila dyshohet se është përdorur nga autori si  dhe një gëzhojë”, thuhet më tej.