Aktorja e njohur shtrohet me urgjencë në spital, i nënshtrohet një tjetër operacioni

200
Aktorja e njohur Hajrie Rondo arriti të fitojë një betejë të gjatë me kancerin, por ditën e djeshme gjendja e saj është përkeqësuar dhe aktorja i është nënshtruar sërish një tjetër operacioni në kokë.Lajmin e bëri publik vajza e saj, Klea Ikonomi, e cila deklaroi se aktorja prej 10 ditësh nuk ndihej mirë dhe kështu vendosi të bënte një skaner.
“Fatkeqësisht kishte nevojë urgjente për një ndërhyrje tjetër”,- shprehet e bija.
Sipas vajzës së saj, aktorja ka dalë me sukses nga operacioni por ndodhet ende në spital.
Aktorja Hajrie Rondo numëron më shumë se 120 role në teatër dhe film. Një nga rolet më të spikatur të aktores është ai i Tanës, mamasë së Gjinos në filmin “Përrallë nga e Kaluara”.