Aktivisti gjen se kush i hoqi shkronjat nga Teatri Kombëtar

698
Sigal

Gjatë mbrëmjes së shkuar, nga fasada e Teatrit Kombëtar janë hequr shkronjat, ndërsa ngjarja u denoncua vetëm paraditen e sotme.

Veprimi në fjalë vjen në një kohë kur protesta e artistëve për të mos lejuar shembjen e tij dhe ndërtimin e një teatri të ri vijon.

Gjesti  ka sjellë reagimin e botës së politikës, artistëve, gazetarëve dhe aktivistëve në vend, ndërsa nuk mungon as ironia.

I tillë është edhe reagimi i aktivistit Genc Sejko, i cili edhe pse i bllokuar në rrjetet sociale nga qeveria, ka publikuar një fotomontazh, ku gjen edhe autorët e heqjeve të shkronjave, kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.