Aktivistët e shoqërisë civile nisin mbjelljen e fidanëve te Liqeni

525
Shoqëria Civile ka nisur protestën dhe marshimin e paralajmëruar për ditën e sotme kundër ndërtimit të këndit të lojërave në Parkun e Liqenit Artificial. Policia lejon aktivistet e shoqërisë civile që të futen brenda vendit ku do të ndërtohet këndi i lojërave për të mbjellur pemë. Duket se gjithçka do të jetë paqësore në protestën dhe marshin sensibilizues për mosndërtimin e parkut të lojërave të Liqeni Artificial. Protesta e sotme do të jetë më shumë një marshim sensibilizues kundër ndërtimeve në këtë park. Aktivistët, të cilët javën e shkuar u përplasën me Policinë e Shtetit dhe atë bashkiake, kanë nisur marshimin nga Parku Rinia drejt Parkut të Liqenit Artificial. Aty ata do të mbjellin me qindra fidanë, për të zëvendësuar pemët e prera nga Bashkia e Tiranës dy javë më parë.
Sigal